E Shtunë, 31 Tetor 2026

Falcao bëhet baba, vjen në jetë Dominique Garcia

Radamel Falcao dhe bashkëshortja e tij, Lorelei Taron janë bërë prindër.

Vajza e çiftit ka ardhur në jetë më datë 13 gusht, ora 08:35, kur ka ardhur edhe mesazhi i sulmuesit të Monacos: “lindi vajza jonë Dominique Garcia Taron. Mirëserdhe Princesh, të duam”.

Lorelei e kishte lajmëruar më parë që po shkonte në spital për të sjellë në jetë fëmijën e parë dhe dhjetëra media ishin vendosur para tij për të pritur lajmin e gëzuar, i cili erdhi nëpërmjet Twitter nga ana e bomberit kolumbian.

Vajza ka ardhur në jetë pas një operacioni çezarian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›