E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dridhen" belgët, Januzaj i Shqipërisë

Një gazetë belge e ka dhënë paralajmërimin e parë se Adnan Januzaj do të luaj për Shqipërinë. Portali belg "voetbalnieuws.be" shkruan se Januzaj do të zgjedhë Shqipërinë para Belgjikës.

Ky lajm ka bërë që federata belge të reagoj menjëherë duke angazhuar agjentët e saj për të bindur Januzajn që të luaj për Belgjikën. Sipas disa raporteve nga Belgjika, babai i lojtarit është kontaktuar menjëherë duke kërkuar nga ai që Adnani të luaj për Belgjikën.

Nga ana tjetër edhe Shqipëria i ka bërë kontaktet e para për të bindur Januzajn që të luaj për Shqipërinë.

Talenti nga Istogu po e tërhek dita ditës vëmendjen e të gjithë botës me talentin e tij duke shkëlqyer te Manchester United./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›