E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Renditja në fletën e votimit për këshillat bashkiakë, hidhet shorti, koalicioni “Bashkë Fitojmë” i pari, PS e dyta në radhë, PD e nënta

KQZ ka hedhur shortin për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e votimit për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit. Koalicioni Bashkë Fitojmë do të jetë numri një në fletën e votimit, PS numri dy dhe Partia Agrare Ambientaliste numri tre në renditjen e subjekteve zgjedhore në 61 bashki pasi janë parti të cilat kanë paraqitur lista shumëemërore për të 61 bashkitë e vendit.

Sa i takon partive të tjera në bashkitë ku kanë paraqitur lista shumëemërore do të jenë: Partia Social Demokrate numri 8;  Partia Demokracia Sociale numri 6; Partia republikane numri 4; Partia Demokratike e Enkelejd Alibeajt do të jetë numri 9 në të gjitha bashkitë ku ka lista shumëemërore.

Po ashtu Partia Lëvizja e Legalitetit numri 5, PDIU numri 12, LZHK numri 10, Fryma e re Demokratike numri 11 dhe Aleanca Liberale e Djathtë numri 7.

Gjithashtu KQZ hodhi shortin edhe për 28 parti të tjera të cilat garojnë në më pak bashki me listat e tyre shumëemërore.

  • Renditja e plotë e 40 partive
  • 1-Koalicioni “Bashkë fitojm딠
  • 2-PS
  • 3-PAA
  • 4-Partia Republikane
  • 5-Partia  Lëvizja e Legalitetit
  • 6-Partia Demokracia Sociale
  • 7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
  • 8-Partia Social Demokratike
  • 9-Partia Demokratike
  • 10-Aleanca progresiste LZHK
  • 11-Fryma e re Demokratike
  • 12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
  • 13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
  • 14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
  • 15-Partia Bindja Demokratike
  • 16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
  • 17-Aleanca Arbnore Kombëtare
  • 18-Partia Balli Kombëtar
  • 19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
  • 20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
  • 21-Fronti i Majtë
  • 22-Partia e Unitetit Kombëtar
  • 23-Partia e Gjelbër
  • 24-Partia Konservatore
  • 25-Partia Lëvizja e Re
  • 26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
  • 27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
  • 28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
  • 29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
  • 30-Partia e Emigracionit Shqiptar
  • 31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
  • 32-Partia Komuniste e Shqipërisë
  • 33-Partia Ora e Shqipërisë
  • 34-Partia KristianDemokrate
  • 35-Nisma thurje
  • 36-Partia Lëvizja Bashkë
  • 37-Minoriteti grek për të ardhmen
  • 38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
  • 39- Partia Demokristiane Shqiptare
  • 40-Ardhmëria Shqiptare
  •  
  • /rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›