E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rrëzimi i kërkesës për Komision Hetimor për Portin e Durrësit, Alibeaj: Balla justifikim që do bëhet ligj i ri

Kryetari në detyrë i Partië Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar pas rrëzimit të kërkesës së opozitës për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit. Nga foltorja e Kuvendit, Alibeaj e konsideroi “justifikim” përgjigjen e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, se kërkesa nuk u miratua për shkak se parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimor.

Sipas Alibeajt, miratimi i kërkesës për Komision Hetimor ishte detyrim, ndërsa akuzoi maxhorancën se “po i vini kazmën parlamentit”.

“Ju keni vendosur që këtij parlamenti ti vendosni kazmën. Një deputeteje ia hiqni fjalën pa e mbaruar fjalën. Ngrihet deputeti tjetër për të kërkuar shpjegim për rendin e ditës dhe ju nuk e lejoni për ta diskutuar. Një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Portin e Durrësit, ju nuk e keni shqyrtuar. Ngrihet nga kreu i grupit parlamentar të PS si justifikim që meqë parlamenti do bëjë ligj të ri për komisionet hetimore, të gjithë kërkesat nuk miratohen. Por duhet bërë me dije; se është detyrim i këtij parlamenti për ta miratuar pas asnjë lloj diskutimi dhe kjo është panorama që kemi. Mazhoranca duhet t’i tregojë shqiptarëve që ky parlament ka marrë fund dhe është barra juaj që t’u bëjë me dije deputetëve arsyet se përse asgjësuat të vetmin instrument që opozita deputetët kanë në dorë për të ushtruar kontrollin”, tha Alibeaj.

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi këtë të enjte (13 prill) kërkesën e disa deputetëve të Rithemelimit për ngritjen e një komisioni hetimor për Portin e Durrësit, ndërsa maxhoranca argumentoi se shkak për rrëzimin e kësaj kërkesë është fakti se po bëhet ligji i ri për komisionet hetimore. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›