E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rendohen financat e OSSH

Gjendja financiare e Operatorit te Shperndarjes se Energjise ka arritur ne nje pike kritike duke e detyruar shoqerine te kerkoje financime nga bankat private.

Drejtori i OSSH, Sahit Dollapi, tha se kjo situate ka ardhur per shkak te mospageses se energjise nga ndermarrjet shteterore, e kryesisht ujesjellesave, te cilet sipas tij kane nje borxh te akumuluar prej 13 milione euro.

"Eshte e veshtire situata dhe ne jemi duke kryer operacione per marrjen e nje kredie per te shlyer detyrimet qe ne kemi", u shpreh Dollapi.

Financat e drobitura te OSSH-se jane perkeqesuar me tej pikerisht ne momentin me delikat, kur shoqeria ndodhet ne fazen finale te privatizimit. Qeveria shqiptare dhe ceket qe u shpallen fitues ne tender kane hyre ne nje faze te nxehte negociatash per kushtet e kontrates, te cilat do te percaktojne ecurine e treguesve, por edhe tarifat e energjise ne vitet e ardhshme.

Ndersa situata e furnizimit me energji sipas OSSH paraqitet e mire. Dollapi ka premtuar furnizim pa nderpreje per te gjithe konsumatoret qe e paguajne energjine dhe deklaroi se OSSH do te vazhdoje fushatat per te nderprere energjine e debitoreve.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›