Godo: Në 2009 do zgjidhet furnizimi me medikamente
“Problemi i furnizimit me medikamente në spitale do të marrë zgjidhje në 2009”. Kështu ka deklaruar ministra e Shëndetësisë Godo pas vizitës në spitalin e qytetit të Bilishtit. Godo pasi ka vizituar ambientet e spitali është njohur me nevojat imediate.
DEVOLL- “Në vitin 2009 çështja e ilaçeve në spitale do të marrë zgjidhje”, ky është premtimi që ministria e Shëndetësisë Anila Godo ka bërë nga Devolli gjatë një inspektimi të spitaleve të juglindjes. Numri një i shëndetësisë Godo, pasi ka vizituar ambientet e spitalit në qytetin e Bilishtit është njohur me nevojat imediate të këtij spitali. Sipas ministres Godo problemi kryesor mbetet furnizimi me medikamente.
Në fjalën e saj ministria Godo u shpreh se “mungesa e medikamenteve është një problem që qëndron në tërë spitalet të vendit. Ka qenë një ç’rregullsi ku në një pjesë të madhe të vitit një pjesë e madhe e strukturave shëndetësore kanë mbetur pa medikamente. Ne kemi marrë masat që të përshpejtojmë në prokurime dhe tenderime. Gjithashtu kemi marrë masa që për vitin 2009 të zgjidhet ky problem”.
Në spitalin e qytetit të Bilishtit në rrethin e Devollit zonja Godo ka premtuar se ky spital nuk do të mbyllet, ashtu sikurse ka patur zëra prej disa kohësh, por do të vazhdojë të funksionojë edhe do të ndërhyhet për të përmirësuar disa shërbime të tij duke sjellë paisje të reja.
Ministria e Shëndetësisë ka parë nga afër të gjitha ambientet e spitalit e shoqëruar edhe nga një grup specialistësh të Ministrisë së Shëndetësisë, ky spital u shërben 45 mijë banorëve në rrethin e Devollit.
(a.r/news24/balkanweb)