E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Itali, 8 viktima

Rëndohet bilanci i përmbytjeve në Itali.

Numri i viktimave nga rrëshqitja e dheut në ishullin Iskia ka shkuar në 8 këtë të hënë, pasi grupet e emergjencës kane  gjetur edhe trupin e pajetë të një burri. Ndërkohë, vijojnë kërkimet për katër persona të tjerë që rezultojnë ende të zhdukur.

Mes viktimave janë edhe një foshnje e porsalindur si edhe dy fëmijë të tjerë.

230 persona kane mbetur te pastrehë, pas situatës së rëndë të krijuar nga reshjet e shiut, që më pas u shoqëruan edhe me rrëshqitje dherash nga malet, duke marrë përpara makina e autobusë.

Të dielën qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në ishull dhe akordoi një fond të veçantë prej 2 milionë eurosh për të përballuar situatën.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›