Rëndohet gjendja, një minator lë grevën e urisë
BULQIZE- Rendohet gjendja shendetesore e minatoreve, te ngujuar prej 6 ditesh ne greve urie ne thellesi 1400 meter nen toke.
Nje nga grevistet qe ka shenuar probleme me diabetin dhe zemren eshte detyruar te nxirret ne siperfaqe per te marre ndihmen e duhur mjekesore. Nderkohe qe sipas vete grevisteve, tre te tjere jane ne gjendje te renduar, pasi shfaqin ne vazhdimesi probleme serioze me frymemarrjen.
Vete minatoret deklarojne se do te nderpresin kontaktet me sipërfaqen, duke mos komunikuar as me media e as me mjeke.
Vetem nje dite me pare, 100 minatore mes tyre edhe gra shenuan emrat ne nje liste, duke shprehur keshtu vullnetine lire per t’iu bashkuar greves se nisur ketu e gjashte dite me pare.
Minatoret kerkojne rritje page tashme ne masen 40%, permiresim te kushteve te punes, uljen e moshes se daljes ne pension dhe largimin e perfaqesuesit te kompanise ACR.