“Aleanca Kuq e Zi”: T`i kthehet identiteti çdo qyteti

Çdo qytet duhet të bëhet kuq e zi. Me anë të kësaj motoje, “Aleanca Kuq e Zi”, ka nisur aksionin e quajtur “Shqiptarizmi i emrave të qyteteve”.
“AK” propozon një ligj për toponimet sikurse të vihen në dukje dhe qe të ndryshohet emri i qytetit të Pogradecit dhe disa qyteteve në terësi.
Për “Aleancën Kuq e Zi”, disa qytete janë sllavizuar dhe helenizuar ndaj ka ardhur koha që të shqipërohen toponimet e deformuara. Drejtues të kësaj Aleance kanë kërkuar që ti kthehet indetiteti çdo qyteti.