E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, kapen 158 kg drogë, vinte nga Shqipëria

Policia greke ka ndaluar një shtetas të saj me një sasi droge, që mësohet se dilte nga Shqipëria, ndihmuar nga transportues shqiptare. Bilanci flet për arrestimin e disponuesit të marijuanës së sekuestruar i cili është një shtetas grek dhe sekuestron e lëndës narkotike prej 158 kg e cila transportohej nga greku anonim.

Shtetasi grek emri i të cilit nuk bëhet i ditur , e kishte fshehur mallin narkotik në sediljen e pasme të automjetit që udhëtonte në drejtim të Agrinjos nga qyteti i Artës rreth 90 km larg kufirit shqiptaro-grek. Në vendin e quajtur Komboti, oficerët e Departamentit të Policisë së Emigracionit në qytetin e Artës, kanë ndalur rrugëtimin e mjetit që transportonte marijuanë dhe mandej, kërkuan nga shtetasi grek, të ishte bashkëpunues në kontrollin fizik të makinës.

Ndonëse ka qenë kategorik kundër për kontroll në mjetin e tij, policia greke, ka arritur të gjejë sasinë e marijuanës e cila qëndronte në sediljen e pasme. Plot 157 pako të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe, janë konstatuar gjatë akt-kontrollit të ndërmarrë nga Policia e Artës.

Pas peshimit të mallit narkotik, u konstatua se gjithsej ishte mbi 158 kg marijuanë e presuar. Burimet zyrtare të Policisë së Artës të cilat citohen nga mediat lokale të Janinës, bëjnë të ditur se Policia Greke, pasi ka marrë në seancë pyetësore personin e arrestuar, ka konfirmuar se ai është ndihmuar në këtë trafik nga një bashkëkombas i tij 32 vjecar si dhe nga një shtetas shqiptar 25 vjecar nga Kolonja.

Ky i fundit, besohet se ka qenë transportues i marijuanës nga territori shqiptar në atë helen. Ndonëse burimet zyrtare policore greke nuk japin detaje se nga cila zonë kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë ka hyrë droga, kjo e fundit konfirmohet se egziston në territorin e Greqisë qysh prej së mërkurës. Polica Greke po vijon hetimet identifikimin e dy bashkëpunëtorëve të personit të arrestuar ndërkohë që janë vënë në kërkim të tyre.  PIRO NASE

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›