E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rëndohet shëndeti grevistëve, PS:Qeveria do të mbyllë hesapet

Të tjera rreth shkrimit /VD Grevistja e sëmurë me diabet/ VIDEO FOTO/ Në grevë prej gjashtë ditësh Ditën e pestë hyri edhe një invalid Banorët: Të vendosur deri në vdekje Banorët dje: Të vendosur në vetflijim Banorët: Jemi pronarë të banesës Totozani: Kuvendi të miratojë trajtimin individual Banorët përleshen me policinë/ FOTO /VIDEO Banorët:Të lutemi Kryeministër mos na nxirr TIRANE - Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 3 prej 10 banorëve të cilët prej 25 prillit kanë hyrë në grevë urie pasu u dëbuan me dhunë nga banesat e tyre. Ata kaluan mbrëmë natën e 7 të grevës së urisë dhe gjëndja e tyre shëndetësore dhe psikologjike sa vjen e rëndohet. Ndërsa për të tretën herë janë vizituar nga deputeti socialist Sajmir Tahiri i cili ka thënë se me këtë akt qeveria do të mbyllë hesapet para se të ikë.

PS: QEVERIA I NXJERR PER TE MBYLLUR HESAPET

“Qeveria po nxiton të nxjerrë njerëzit nga shtëpitë pasi do të mbyllë hesapet para se te ikë më 23 Qershor”. Eshtë kjo deklarata që vjen nga deputeti socialist Saimir Tahiri, pas njohjes nga afër të situatës së 10 grevistëve ne rrugën "Margarita Tutulani" në kryeqytet, prej ditës kur Përmbarimi i nxorri jashtë banesave të tyre. Gjendja shëndetësore paraqitet gjithnjë e më e përkeqesuar.

Më 23 prill godina tre katëshe në lagjen “Margarita Tutulani” u zbraz nga zyra e përmbarimit me ndihmën e policisë private dhe policisë së shtetit për t’ju kthyer pronarit, në bazë të një vendimi gjyqësor, por banorët pretendojnë se pronari është fantazëm, dhe ka fituar gjyqin me dokumente të falsifikuara. Ata kërkojnë rihapjen e procesit gjyqësor ose ndihmë nga autoritetet për lehtësi në strehimin etyre diku tjetër.

Gazetarja Drilona Nokshiqi informon sot në mëngjes se në gjendje të rënduar shëndetësore janë Ramazan Lile me probleme me zemrën, Islam Nazja dhe Sajmir Dani të cilët kanë probleme me luhatjen e tensionit.  Ndërsa grevisti Arjan Xhaferri nuk pranon të marrë ndihmën mjekësore.

"Shoh mjekë, që masin tensionin e i thonë vetes ndihmë e shpejtë. Dje patëm një rast akut, që kishte nevojë për serum të menjëhershëm sepse kemi urdhër që të mos ia bëjmë. Si bëhet në katastrofa, i marrin në spitale? Ata nuk janë mjekë, sepse mjeku vjen me ndihmën e cantës së shpejtë. Ai kishte shumë mundësi të merrte një serum.
Këta nuk janë terrorista, por nëna sepse janë shkelur me këmbë. Një mjek është Fatos Karaudhi, që merr cantën dhe mjekon këtu. Ata nuk dalin që këtej deri sa të plotësojnë kushtet, - tha grevisti Arjan Xhaferri."

Mjeku i kërkon Ramazan Liles dhe Islam Nazjes të lënë grevën por ata nuk pranojnë.
Mirela Alia, e sëmura me diabet la mbrëmë spitalin për t'ju kthyer grevës i bashkohet grevës së urisë.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›