Rendohet situata ne Shkoder

RESHJET/ Lagjja e romeve ne hyrje te qytetit te Shkodres eshte e permbytur nga uji qe ka arritur ne rreth 70 centimetra
Banore te Dajcit shprehen se deri mesditen e djeshme askush nuk ishte prane tyre per ti ndihmuar
SHKODR - shte renduar situata ne 24 oret e fundit ne rajonin e Shkodres ku si pasoje e reshjeve pa nderprerje niveli i ujit ne liqenin e Shkodres por dhe ne lumenjte Drin e Buna ka arritur kuota te larta.
Uji ka dale mbi molin afer ures se Bunes ndersa pusetat shkarkuese ne lagjen Xhabije nuk e perballojne dot evadimin e ujit pasi liqeni ku derdhet kolektori i ujerave te bardha ka arritur nivelin e rruges. Nga hidrocentrali i Vaut te Dejes mesohet se shkarkohen 1350 m3 uje ne sekonde kjo e detyruar nga prurjet e shumta per shkak te reshjeve.
Komuna e Dajcit eshte izoluar pasi ne rrugen qe lidh fshatrat e kesaj komune me pjesen tjeter eshte e pamundur te kalohet. Po keshtu ne aksin rrugor Shkoder - Velipoje rruga eshte e pakalueshme nga mjetet e zakonshme ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit dhe levizja behet vetem me kamione. Oboti vazhdon te jete i izoluar dhe ne Muriqan te komunes Ana e Malit ka siperfaqe te medha te mbuluara nga uji si dhe disa shtepi me uje.
Ne lagjen e livadheve banoret levizin vetem me cizme te gjata peshkataresh ose me varke. Banoret e ketyre zonave shprehen se perballe kesaj situate te krijuar e qe nuk dihet se kur e si do shkoje shteti kete radhe eshte inekzistent. Rruget qe jane te pakalueshme monitorohen nga policia dhe ne Shkoder shihen mjete te ushtrise por tek banoret nuk afrohet asnje ndihme.
Rreth 30 banesa ne fshatin Shirq te Dajcit ndodhen ne uje dhe banoret shprehen se deri tani askush nga shteti nuk eshte afruar ti ndihmoje. Disa prej tyre kane nisur te largohen se bashku me gjene e gjalle ne menyre individuale.
Ne na mbyt shteti na mbyt uji i hidrocentraleve dhe jo reshjet. Jane 14 banesa me uje tek lagjja e Zadrimes ne Shirq dhe kjo vjen nga hapja e vijes tek aurelat e Shirqit.
E dime nga na vjen por askush nuk ka ardhe as per te na ofruar uje te pijshem pasi trumat jane nen uje as ushqime apo dhe levizje. Gjithcka duhet ta bejme vete thone banoret.
Ne Gorice e Obot te komunes Ana e Malit banoret shprehen se as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk i ndihmon ne kete situate.
Ne Obot ushtria dergoi uje por pushteti vendor aty nuk i ka ndare si duhet ndersa uje ka derguar edhe kisha. Edhe po te duam te largohemi jo vetem qe nuk kemi se ku por as me cfare te levizim pasi ndryshe nga muaji janar nuk na jane ofruar as vende ku te strehohemi dhe as mjete qe te na transportojne shprehen banoret.
150 familjet rome nen uje vdes nje femije nje tjeter ne spital
Ndersa 150 familje rome qe jetonin ne breg te lumit Buna ne hyrje te qytetit jane e evakuuar vete dhe jane vendosur ne ish-repartin ushtarak te Rrencit aty ku kane qene te vendosur dhe ne muajin janar.
Dalja e lumit nga shtrati i ka permbytur barakat e tyre ku uji ka kaluar mbi 70 cm. Sipas tyre askush nuk i ndihmon dhe ato kerkojne uje e buke se paku vetem per femijet. Jemi 14 vete ne nje dhome kemi shkuar dhe kemi kerkuar ndihme per ushqime por na kane thene se nuk ka me miell as ushqime e batanije si ne janar.
Nuk duam per te rriturit se bejme si te mundemi por ushqim sa per femijet e vegjel. Nje femije i porsalindur ka vdekur ne spital pasi nena kishte qendruar disa dite ne uje dhe madje e ka varrosur spitali se nuk kishin leke per ta bere kete ndersa nje tjeter 3-muajsh prej disa ditesh eshte ne oksigjen i semure rende nga qendrimi ne uje tregojne banoret rome te strehuar ne Rrenc.
fare tha
13 janar 2010
Edhe njehere dua tu rikthehem permasave te motit te cilin te gjithe observatoret me serioze te vezhgimit te motit dhe permbytjeve cilesuan si shkak reshjet e medha cilesuan si intensitet ate te shkalles se dyte qe perseritet me rralle se 1 here ne 100 vite.
Berisha me 13 janar 2010
Dua tju garantoj se cdo demtim i krijuar nga ujerat duke filluar nga lodrat e ketyre vogelusheve tek librat orendite dhe cdo gje tjeter deri tek te mbjellat dhe gjithcka qe ju ka ndodhur qeveria do ta kompensoje.
Banoret e Dajcit me 24 nentor 2010
U kthyem nga emigracioni pasi kryeministri aktual beri thirrje te investonim ne vendin tone pasi do te kishim lehtesira. Investuam parate tona dhe morem edhe kredi por gjithcka na shkoi dem nga permbytjet qe ne janar dhe ende nuk kemi marre asnje lek demshperblim. Sali Berisha tha se do demshperblehemi deri ne qindarken e fundit por nuk na jepet as pergjigje dhe as leke
Berisha me 13 janar 2010
Une tani po vij nga nje mbledhje qeverie te cilen e mblodha sot ne Shkoder projekte shume te medha do te nisin per qellime te shumefishta. Sot Livadhet jane ende nen uje por ju garantoj se shume shpejt me fillimin e punimeve per by-passin i cili do te jete edhe by-pass edhe argjinature lagjja do ti largohet me shpejtesi te madhe permbytjeve.
Situata me 30 nentor 2010
Ne lagjen e livadheve banoret levizin vetem me cizme te gjata peshkataresh ose me varke. Banoret e ketyre zonave shprehen se perballe kesaj situate te krijuar e qe nuk dihet se kur e si do shkoje shteti kete radhe eshte inekzistent. Rruget qe jane te pakalueshme monitorohen nga policia dhe ne Shkoder shihen mjete te ushtrise por tek banoret nuk afrohet asnje ndihme
Ashtu si edhe me 13 janar te ketij viti mbledhja e qeverise Berisha eshte zhvendosur ne qytetin verior
Kabineti qeveritar ne Shkoder Te nise evakuimi i banoreve
SHKODR - Situata e krijuar ne Shkoder ka sjelle atje pasditen e se martes kryeministrin Sali Berisha dhe thuasje gjithe kabinetin e tij qeveritar. Berisha ka theksuar se ndonese situata nuk mund te thuhet se eshte kritike eshte e nevojshme te niset evakuimi i banoreve.
Berisha theksoi se kercenimet vijne nga vershimet e lumenjve. Prurjet e lumit Valbona jane te papermbajtura. Liqeni i Shkodres solli prurje te shumta u shpreh ai. Nder te tjera Berisha tha se per situaten e krijuar duhet vepruar me shpejtesi.
E rendesishme eshte qe te shpetohen jete njerezish. Do te instalojme sistemin e emergjences. Ai ka folur per kercenimet e natyres ne kete zone dhe jo vetem ne nje pjese te qytetit dhe ne Nenshkoder por dhe ne Mbishkoder.
Berisha ka theksuar se duhet te jemi gati dhe te mos presim qe te perkeqesohet situata por te nderhyjme qe tani me evakuim banoresh ku nuk eshte e nevojshme te nxirret urdher evakuimi me force pasi dhe ne janar ka pasur mirekuptim. Berisha foli dhe per mbrojtjen e pompave te ujesjellesve.
Ai kerkoi gatishmerine e te gjitha strukturave te shtetit ushtrise policise e cdo dikasteri ne menaxhimin e situates. Lidhur me bordet e kullimit ai deklaroi se bordet e kullimit te gjithe vendit do te jene te perqendruara ne dy pika ne Shkoder-Lezhe dhe ne Vjose.
Ministrat drejtoret e pergjithshem te policise dhe emergjencave civile shefi i shtabit te pergjithshem te ushtrise dhe drejtuesit vendore te Shkodres kane theksuar masat e marra dhe nevojat qe kane per mbulimin financiar te shpenzimeve per mbajtjen dhe akomodimin e te evakuuarve furnizimin me baze ushqimore per blegtorine etj.
Berisha theksoi se do te pergatisim dekretin perkates per situaten emergjente ne menyre qe te mos gjendemi te papergatitur. Ai ka kembengulur ne sigurimin e jetes se njerezve dhe me pas gjese se gjalle.