E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks Sabotimet ne naften shqiptare

Mes akuzave per korrupsion ndaj qeverive te ndryshme ne fushen e naftes dhe industrise energjetike Wikileaks zoteron dhe dokumente per Shqiperine ... Furgonet u kthyen ne mes te nates duke u bere dicka atyre. Ishin duke sabotuar. Qeveria shqiptare ishte e perfshire...


Ngjarja e rende e tetorit 2009 U raportua se ndodhi termet por ishin shperthime

Mes akuzave per korrupsion ndaj qeverive te ndryshme ne fushen e industrise energjetike Wikileaks zoteron dhe dokumente per Shqiperine konkretisht per qeverine shqiptare dhe kompanite e huaja qe operojne ne vendin tone.


Kete e ka konfirmuar vete drejtori i Wikileaks Julian Assange ne nje interviste ekskluzive per Forbes. Sipas Assange rasti i Shqiperise nuk i ka shpetuar hartes se vendeve ku qeverite bejne pune te pista.


Sipas tij nje dokument konfidencial ben fjale per luften midis dy kompanive te naftes ne Shqiperi. Ne intervisten e tij drejtuesi i Wikileaks ben te ditur se lajmi per skandalin me biznesin e naftes ne Shqiperi jane siguruar nga nje inxhinier i kompanise kanadeze qe operon ne Shqiperi per nxjerrjen e naftes. Me poshte pjesa per Shqiperine nga intervista e Assange-se per Forbes.


Forbes Po ne lidhje me industrine e energjise

Assange Po...


Forbes Pervec BP


Assange Po...

Forbes Ne ceshtjet e mjedisit


Assange Nje sere ceshtjesh...


Forbes Mund te me jepni disa shembuj


Assange Nje shembull Ajo ka filluar me dicka qe ne publikuam vitin e kaluar nje rast mjaft interesant qe nuk u mor i vertete nga askush.


Atje eshte nje kompani kanadezo-teksane e naftes... Ata kishin puse nafte ne Shqiperi qe kishin probleme. Mjaft serioze. Ne morem kete raport nga nje inxhinier konsulent ne ate qe po ndodhte duke thene se furgonet u kthyen ne mes te nates duke u bere dicka atyre.


Ishin duke sabotuar. Qeveria shqiptare ishte e perfshire me nje kompani tjeter. Atje ishin dy prodhues rivale nje ishte ne pronesi te qeverise dhe tjetra ishte ne pronesi private.


Forbes Pra nuk u mor seriozisht... Ishin zhdukur te dhena te rendesishme


Assange Ne ate kohe vertet. Keshtu qe une thashe cfare dreqin do te bejme me kete gje shte e pamundur per ta verifikuar nese ne nuk e dime se nga erdhi raporti. Ajo mund te kete qene nje kompani duke u perpjekur per te rivalizuar nje tjeter.


Ndaj ne beme dicka shume te pazakonte duke e botuar ate dhe thame Ne kemi marre kete gje ndoshta ajo mund te kete qene shkruar nga nje kompani rivale me qellim qe te diskreditoje nje tjeter por ne nuk mund ta verifikojme ne duam me shume informacion.
Pavaresisht nese ishte nje dokument i rreme apo real dicka po ndodhte.


Ose nje kompani eshte duke u perpjekur te rivalizoje nje tjeter ose eshte ngjarje e vertete ne te dyja rastet ishte shume interesante. Kjo ndodhi me kete ceshtje derisa ne morem nje leter-hetimi nga nje kompani konsulente inxhinierike...

Ngjarja per te cilen flitet ne kete pjese te intervistes se Asange-se lidhet me nje nga dokumentet e sajtit Wikileaks per Shqiperine. shte nje dokument qe flet per disa shperthime ne nje fushe naftembajtese ne Visoke te Patosit. Dokumenti tregon per disa shperthime nentokesore te jashteligjshme ne tetor 2009 te cilat krijuan shume pasoja ne zonen perreth.


Nga dokumentet del se shperthimet ishin kryer nga nje kompani nafte ose nga rivalet e saj sabotues - sic aludon Asange ne interviste por ne publik u raportua sikur kishte ndodhur nje termet natyror.


Sic mund te shihet edhe nga njoftimet ne linket http//www.theglobeandmail.com/report-on-business/industry-news/energy-and-resources/in-albania-shadowy-memo-haunts-calgary-energy-firm/article1630887/page2/ dhe ne ate te sajtit Wikileaks http//Wikileaks.se/wiki/BankersPetroleumandtheVisokaoilfieldexp.


Sipas ketyre burimeve per shperthimet u hartua edhe nje memo me shtate faqe qe mban daten 12 tetor 2009 e titulluar Permbledhje e ngjarjeve qe pasuan demet mjedisore ne fushen naftembajtese te Visokes.


Memoja u be publike dy muaj pasi kishte dale ne sajtin e Wikileaks. Memoja ka ne qender pusin 646 ne zonen naftembajtese te Visokes ku operon kompania kanadeze Bankers Petroleum. Sipas memos kompania vendosi qe te rrise aftesine e pusit 646 duke injektuar uje dhe duke bere shperthime.


Shperthimi sipas memos ndodhi vitin e shkuar dhe shkaktoi deme ekstremisht serioze mjedisore edhe ne puset e tjere perfshire edhe njerin te quajtur G44.


Rreth 250-300 metra siper pusit G44 tubacioni u demtua dhe uji u bashkua me gazin natyror rreth 400-450 meter kub ne dite duke u derdhur ne lumin e Gjanices.


Nje zyrtar i kompanise z. Badwi kishte deklaruar se aktiviteti sizmik i ndodhur pas shperthimit nuk ndodhi nga firma por ishte nje termet natyror. Gjate asaj periudhe kane ndodhur termete dhe jane shkaktuar disa deme ne disa pika ne Shqiperi - tha ai.


Sipas deshmive te banoreve te zones nga shperthimi i shkaktuar prej firmes se naftes u demtuan mbi 300 shtepi te zones dhe u ndot uji i pijshem ne zonen e Patos-Marinez aty ku ndodhet pusi 646 ku u be shperthimi per nafte.


Banoret kishin deklaruar se firma Bankers nisi te mbushte me uje pusin 646. Me pas ndodhen edhe shperthimet njeri ne korrik dhe tjetri ne shtator 2009. Sipas te dhenave lekundjet e shkaktuara nga shperthimet ishin te nje termeti te mases 32 balle te shkalles Rihter.


Ujguret mashtrimi qe iu be ne Shqiperi. Te liruarve nga Guantanamo iu premtua pune dhe shtepi per dy muaj


Ironia e diplomateve USA Si gjithmone qeveria shqiptare ofron me teper se cduhet


Gjithashtu ne dokumentet e Wikileaks publikohen edhe disa te dhena per ish te burgosurit e Guantanomos qe erdhen ne Shqiperi. Rreth 600 nga 800 te burgosur apo edhe me shume ne burgun e Gjirin e Guantanamos tani jane liruar dhe derguar ne nje sere vendesh ne mbare boten.


Per cdo njerin prej tyre Washingtoni shpreson se do te lehtesoje barren e qeverise amerikane dhe keshtu u duhet dhene nje identitet i ri nje pune dhe nje mundesi per te pasur nje jete normale familjare ne vendin e tij prites. Per fat te keq kjo shprese nuk eshte permbushur gjithmone.


Ne raportimet nga stafi i ambasades amerikane ne Shqiperi eshte nje tjeter detaj i publikuar nga gazeta e famshme gjermane Der Spiegel ne kuader te publikimit te materialeve sekrete nga Wikileaks.


Disa nga ujguret e Guantanamos mberriten ne kryeqytetin shqiptar Tirane ne fillim te majit 2006. Qe atehere nuk ka pasur asgje tjeter pervecse probleme - jo per shkak se keta njerez jane te rrezikshem por thjesht sepse Departamenti i shtetit po shkel premtimet e bera- thuhet ne raportimet e Der Spigel.


Ujguret jane ankuar ne Ambasaden Amerikane ne Tirane se para se te largoheshin nga Guantanamo atyre u ishte thene ne dy muaj pasi te keni mberritur ne Shqiperi ju do te keni nje shtepi nje pune para dokumente. Ju do te keni gjithcka qe ju nevojitet.


Ne fakt per ta ishte e pamundur qe te gjenin pune apo strehim te perhershem. Madje as nuk mund te martoheshin sepse prinderit shqiptare nuk deshironin qe ish-burgosurit e Guantanamos te ishin dhenduret e tyre - thuhet me tej ne materialet e reja publikuar per Shqiperine.


Sipas njoftimeve situata ne Tirane doli jashte kontrollit dhe nuk u dhane fonde per kete kontingjent dhe nuk kishte burime njerezore dhe financiare per te siguruar me kohe te plote asistence sociale per ta....

Per te njejten ceshtje ate te ujgureve ne Shqiperi New York Time duke cituar Wikileaks shkruan per nje mesazh te diplomateve amerikane ku theksohej fakti se pasi Shqiperia kishte pranuar 5 ujguret ne vitin 2006 por kryeministri shqiptar Sali Berisha ofroi gatishmerine e tij ne vitin 2009 per te strehuar edhe te tjere mjaft te mos ishin kineze.


Diplomatet amerikane e pershkruajne kete oferte ne raportimet e tyre si te mire por te ekzagjeruar... Si gjithnje shqiptaret duan te bejne me shume se sa duhet - thuhet ne mesazhin e diplomateve amerikane ku dallohet lehte ironia per sjelljen dhe fjalet e kryeministrit te shqiptareve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›