Rënia e konsumit reflektohet tek të ardhurat, bien të ardhurat nga TVSH e akciza
TIRANE - Rënia e konsumit reflektohet te të ardhurat në buxhet. Të dhënat e Ministrisë së Financave për pjesën e parë të këtij viti tregojnë për një rënie të të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akciza, që janë edhe dy taksat kryesore që dëshmojnë për ecurinë e konsumit.
Kështu për 6 muajt e parë të 2013-ës, të ardhurat nga TVSH-ja llogariten në 47. 2 miliardë lekë, duke qenë 10.2 miliardë më pak se planifikimi i fillimvitit.
Mosrealizimi i të ardhurave konstatohet edhe te akciza. Të ardhurat nga kjo taksë për pjesën e parë të këtij viti vlerësohen në 16.6 miliardë lekë, nga 19.2 miliardë që ishte plani për këtë periudhë.
Banka e Shqipërisë ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për ngadalësimin e ritmeve të konsumit dhe investimeve private. Sipas institucionit mbikëqyrës bankar, kjo ka ardhur si pasojë e pasigurisë së qytetarëve dhe biznesit për të ardhmen, gjë që është reflektuar me prirje për të shpenzuar më pak dhe për të kursyer më shumë.
(er.nu/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rënia e konsumit reflektohet tek të ardhurat, bien te ardhurat nga TVSH e akciza