E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Kadilli: Ina Rama spekuloi me ekspertizën e FBI, është bashkëpunëtore në tentativën për “grusht shteti”

29-01-2012 / Gazeta 55

Deputeti i PD-së: Kryeprokurorja e kreu i PS-së po tentojnë të shpëtojnë përgjegjësit e 21 janarit


Në një konferencë për shtyp deputeti i PD-së Fatbardh Kadilli ka ngritur akuza të ashpra ndaj kryeprokurores Ina Rama, se po bashkëpunon me kryetarin e Partisë Socialiste për të shpëtuar përgjegjësit e 21 janarit. “Tentativë e përbashkët dhe bahskërendim I ngushtë mes Edi ramës dhe Ina Ramës për të shpëtuar përgjegjësit e 21 janarit”- u shpreh deputeti i PD-së.


Në deklaratën e tij, duke përkufizuar Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama si “shoqja e bulevardit” Kadilli tha se Ina Rama spekuloi ekspertizën e ardhur nga FBI, pasi në asnjë germë nuk bëhet fjalë me vrasje me dashje. Akuza sipas tij është formuluar në selinë PS-së në tentativën e përbashkët për t’i shpëtuar akuzave për 21 janarin. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›