E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renia e suvase, per pak kthehet ne tragjedi

Dy paciente te cilet ishin ne dhomen e ekografise ku ndodhi edhe incidenti i renies se nje masivi te tavanit, jane plagosur. Ka qene pikerisht Nafije Kryemadhi, pacientja qe ndodhej e shtruar ne spitalin Infektiv, e cila po kryente ekografine ne kohen kur ra tavani. "Pacientja e cila u lendua, Nafie Kryemadhi pervec ndihmes qe mori ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" u dergua edhe ne Spitalin Ushtarak ne repartin e Traumatologjise, per te pare nese kishte fraktura ne koke. Pas ekzaminimeve te bera dhe mjekimeve, pacientja eshte rikthyer ne QSUT" ka pohuar zedhenesi i QSUT-se Alvi Bajramaj. Sipas ketij te fundit edhe pacientja e dyte eshte ne gjendje te mire shendetesore, dhe eshte kuruar nga mjeket e ketij spitali. "Se bashku me te, ne momentin e aksidentit ndodhej edhe Xhevrie Xhafa e aferme e saj, por kjo e fundit nuk pati asnje pasoje apo lendim" ka pohuar Bajramaj. Nderkohe mjeku i cili po kryente ekon, nuk ka pesuar asnje lloj demtimi nga renia e suvase, qe ndodhi mesditen e djeshme ne spitalin Infektiv te QSUT-se. Burimet zyrtare te ketij spitali njoftuan se te tre personat, te cilet ndodheshin ne ambientin ku ndodhi incidenti, jane jashte rrezikut per jeten. "Ka qene ora rreth 12:00 e paradites se te martes, kur pacientet po prisnin ne paradhomen e ekos, per te bere analizat e tyre". Keshtu shprehet mjeku Artan Harxhi, i cili ne ato momente po vizitonte nje pacient tjeter. Ai thote se ne spital ka rreth 2 jave qe po punohet, nderkohe qe kjo nuk i ka penguar mjeket, te vazhdonin vizitat. Mjeku shprehet se pas kesaj ngjarjeje, ai kerkon siguri ne punen e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›