E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kerkojme prioritet, ne kthimin e pronave te myslimaneve"

Komuniteti Mysliman, permes zv/kryetarit te saj, Saimir Rusheku, pretendon se ende nuk ka pasur prioritet, trajtimi i ceshtjes se kthimit dhe kompensimit te pronave per komunitetet fetare, sikurse u deklarua nga qeveria. Ne nje interviste per gazeten "Koha Jone", Rusheku tha se, eshte duke u hartuar nje projektligj qe siguron mbeshtetjen financiare ndaj komuniteteve fetare, si nje demshperblim ndaj shkaterrimit te objekteve te kultit ne diktature.

Ne c'faze ndodhet aktualisht Komuniteti Mysliman, per sa i perket kthimit dhe kompensimit te pronave?

Ne gjendemi ne fazen e interesimit te dosjeve, te pergatitura nga drejtorite perkatese ne deget lokale, ku ne plan te pare eshte vendosur te ndiqet me seriozitet vijimesia e te gjitha proceduarave ligjore, per te marre ne konsiderate ate te drejte te komunitetit tone, per kthimin dhe kompensimin e pronave. Ne mbajme kontakte me te gjitha organet perkatese, si me Agjencine e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave etj., qe do te rakordojne kthimin e pronave, si nje prioritet nga qeveria, e deklaruar kjo ne tetor te vitit 2008 me marreveshjen mes komuniteteve fetare, ratifikuar ne Parlament ne janar te vitit 2009. Sipas kesaj marreveshjeje, qeveria shqiptare duhet te marre persiper qe t'u ofroje komuniteteve fetare, ne menyre te vecante Komunitetit Mysliman te Shqiperise, mundesine e kthimit dhe kompensimit te pronave. Behet fjale per rreth 15 mije hektare toke ne te gjithe vendin qe perfshin, qe nga tokat bujqesore, kullotat, deri tek tokat ne bregdet, si ne Vlore, Sarande, ne Shengjin etj. Mbetet ne proces shqyrtimi i ketyre dosjeve dhe ne kerkojme mbajtjen ne prioritet te tyre. Sipas komunitetit, me kete proces u rikthehet besimtareve ai dinjitet i neperkembur nga regjimi komunist qe shtetezoi, dhunoi dhe shfrytezoi ne menyre te padrejte ate pasuri te shenjte, qe ishte ne dobi te shtresave ne nevoje dhe predikuesve fetare. Kjo pasuri ka nje destinacion sublim, promovimin e vlerave fetare, si dhe ardhjen ne ndihme ndaj shtresave ne nevoje, duke kontribuuar me aq sa ka mundesi, ne cdo familje.

Si i ka perfituar Komuniteti Mysliman keto prona? Na tregoni dicka nga historiku i dhurimit apo blerjes se tyre.

Qe nga momenti i themelimit te tij, Komuniteti Mysliman ka disponuar dhe disponon ne vazhdimesi dhurata nga donatore vendas si troje, godina, objekte etj., me destianacion per t'i sherbyer komunitetit fetar. Ne vitin 1943 kur eshte themeluar komuniteti, me shkeputjen nga Perandoria Osmane, myslimanet me pavaresine e tyre ndertuan sistemin administrativ te pronave te tyre, per te mirembajtur objektet e kultit dhe per t'i vene ne sherbim, me keto te ardhura. Administrimi i tyre ka vijuar deri ne vitin '67, me problematika te ndryshme me reformat agrare, deri kur shteti ndoqi nje politike shtetezimi, duke i dhene nje buxhet te minimizuar Komunitetit Mysliman. Ne vitin '67 eshte shtetezuar i gjithe kapitali, e deshmuar kjo edhe nga dokumente arkivore te ndryshme, madje regjistrat e inventarizimit te prones gjenden ne Arkiven e Shtetit. Mbi kete baze arkivore, ne kemi shprehur vullnetin tone maksimal, me nje perfaqesim te konsiderueshem, prej rreth 70 per qind te popullates ne Shqiperi. Kjo eshte nje prove e shenjte me destinacion te caktuar, per t'u sherbyer vlerave shpirterore, atyre edukative, por edhe te percojme mesazhin tone ne sherbim te kesaj shoqerie.

Qe kur datojne perpjekjet tuaja per rifitimin e pronave te shtetezuara, ne menyre te padrejte?

Perpjekjet tona datojne me fillimin e viteve 90, pa u kristalizuar ende kuadri ligjor per kthimin dhe kompensimin e pronave. Fillimisht jane bere perpjekje maksimale per rikthimin e xhamive. Ka edhe raste absurde, sic eshte rasti i Xhamise ne qytetin e Beratit, ku kati i pare i saj eshte privatizuar dhe eshte kthyer ne nje biznes. Si mund te imagjinohet nje skandal i tille, ne kundershtim me cdo parim ligjor e human, qe te privatizohet e te perdoret si biznes, nje pjese e nje objekti kulti? Sot e kesaj dite ky mbetet nje problem shqetesues, me orvatje te vazhdueshme gjyqesore. Po keshtu, te Pazari i Ri, dyqanet prane Xhamise se Kokonozit jane prone e komunitetit, te privatizuara ne vitin '91-'92. Sot e kesaj dite, qe prej vitit 1996 Komuniteti Mysliman ndodhet ne proces gjyqesor. Aktualisht kjo ceshtje ndodhet ne Gjykaten e Larte, pasi ka kaluar duke u endur nga njera shkalle ne tjetren. Ne pyesim se si mund te merret ne konsiderate nje ligj ne nje periudhe tranzicioni, per te mbajtur peng nje prone te tille?

A ka pasur realisht prioritet ceshtja juaj?

Nje problematike e theksuar eshte kompensimi i trojeve qe ndodhen ne qendra te qyteteve. Rasti me konkret eshte ne qender te Tiranes, ku ka pasur 19 xhami qe kane ekzistuar deri ne vitin '67, prej tyre aktualisht ekzistojne vetem kater, ndersa pjesa tjeter jane shembur. Pra, ende nuk ka prioritet per kompensimin e ketyre pronave, sikurse ne synojme, duke u perpjekur qe ato te vendosen ne prioritet. Deri ne keto momente qe flasim, nuk kemi nje tregues konkret te venies ne prioritet te tyre. Ne kerkojme qe komuniteti mysliman ne Shqiperi te vendoset ne prioritetin kryesor e listes per kthimin dhe kompensimin e pronave. Per komunitetin tone kjo do te thote pavaresi ekonomike, nenkupton miradministrim te te gjitha nevojave te ketij komuniteti, qofte ne aspektin infrastrukturor, ashtu edhe ne ate arsimor dhe fetar. Pra, ky eshte nje proces zinxhir qe i garanton komunitetin tone nje mbarevajtje te suksesshme. Ne rast te kundert, do te mbetet gjithmone kjo problematike, me te gjitha efektet negative qe e shoqerojne.

Cili eshte tipari me karakteristik i pronave tuaja, ne raport me komunitetet e tjera fetare?

Duke marre parasysh shtrirjen gjeografike dhe perqindjen e larte te perfaqesimit, pra rreth 70 per qind ne shkalle kombetare, karakteristika jone e vecante eshte prezenca ne cdo zone te vendit, ne te gjithe territorin e shtetit. Natyrisht qe ceshtja e trajtimit te prones se myslimaneve eshte me teper e trajtuar ne zonen e Shqiperise se Mesme dhe asaj Jugore, pasi ne zonen Veriore te vendit jane hedhur disa hapa te rendesishem qe ne fillim te tranzicionit, duke u trajtuar qe ne fillesat e viteve 90, me me shume interes nga pushteti lokal qe e ka kuptuar drejt dhe ne kohe, rendesine e objekteve dhe pronave te kultit. Dua te shtoj ketu se aktualisht eshte duke u hartuar nje projektligj qe do te garantoje mbeshtetje financiare ndaj komuniteteve fetare, si nje demshperblim moral ndaj shkaterrimit te objekteve te kultit ne periudhen e komunizmit.

Ceshtja e kartave te identitetit, ku fillimisht u deklarua se asnje shtetas nuk mund te dilte fotografi me shami apo mjeker, perfundoi ne favorin tuaj. Si e komentoni ju kete, c'mund te ndodhte ne rast te kundert?

Komuniteti Mysliman e trajtoi kete ceshtje permes rruges institucionale, per te gjetur zgjidhjen e pershtatshme, konform parimeve kushtetuese qe mbrojne te drejtat e njeriut, por edhe brenda te gjitha normave dhe rregullave. Pas takimit me zv/ministrin e Brendshem, Ferdinand Poni, u arrit mirekuptimi, pasi nga pala jone u paraqiten argumentet e nevojshem per te garantuar lirine e te drejtes se besimit, ne kontekstin e zhvillimit te kuadrit ligjor. Ne sollen nje sere shembujsh nga vendet evropiane, qe garantojne kete te drejte besimi, ku mund te permendim vende si Gjermania, Anglia, Zvicra, Holanda etj. U gjet si me i pershtatshem shembulli i Gjermanise, i ilustruar me foto, ne te cilen permbusheshin te gjithe elementet e sigurise se kartes se identitetit dhe njeherazi garantohej e drejta e besimit. Gjithnje ne kemi shprehur bindjen dhe optimizmin per rastin konkret, kjo pasi edhe vite me pare kemi konstatuar se eshte permbushur e drejta per dokument identifikimi, si psh. pajisja me pasaporte e shtetasve.

Nese nje besimtari i kerkohet te heqe mjekren apo shamine, do te ishte kjo nje skandal per te?

Mendoj se ne asnje rrethane, kerkesat ligjore nuk duhet te bien ndesh me te drejtat kushtetuese dhe lirite e njeriut. Gjithmone kuadri ligjor rregullohet konform parimeve universale. Myslimanet shqiptare jane te prirur te jene besnike te shtetit ligjor, te se drejtes. Ata nuk do te jene pretendues te kerkesave anormale, por do te respektojne parimet e drejta te besimit te tyre.

I referohemi rastit te nje studenteje me veshje myslimane ne Universitetin e Durresit "Aleksander Moisiu", ndaj se ciles rektori Kukeli vendosi pezullimin, deri ne momentin qe ajo, do te hiqte dore nga veshja.

Ne trajtimin e ceshtjes se garantimit te femres myslimane per te respektuar parimet e besimit te saj ne ambiente publike dhe private, i jemi referuar gjithmone te drejtes kushtuese, ku e drejta e besimit eshte e sanksionuar sipas Nenit 10 dhe 24 te Kushtetutes, qe pohojne se cdo individ ka te drejte te shprehe besimin e tij. Rasti ne Universitetin e Durresit nuk kishte te bente me nje akt shkresor, ishte me teper nje akt verbal, por po te flasim konkretisht, ajo vajze eshte ende duke vijuar studimet. U arrit keshtu nje mirekuptim ne heshtje, perderisa nuk kishte akte konkrete qe te sanksionoheshin ne rregullore masa perjashtimi, ne kundershtim ose permes shkeljes se nje kodi etik te percaktuar. Ne kemi insistuar dhe kemi bere thirrje te organet perkatese, te senatet e fakulteteve dhe Ministria e Arsimit, madje kjo e fundit duhet te beje te mundur qe rregulloret e brendshme te universiteteve dhe kodet etike, te mos bien ndesh me parimet kushtetuese, sikurse ka pasur disa tendenca.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›