E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rënia e urës, banorët e Selenicës të izoluar prej një muaji e gjysmë

Prej një muaj e gjysmë, rreth 186 shtëpi në fshatin Lezhan të Bashkisë Selenicë – nga të cilat vetëm 12 janë ende të banuara – kanë mbetur të izoluara. Ura që i lidhte me rrugën kryesore u shemb në mes të dhjetorit nga prurjet e mëdha të një përroi, mbi të cilin ishte ndërtuar që në vitin 1996.

Në përgjigje të shqetësimeve, Bashkia Selenicë ka verifikuar problemin dhe ka informuar banorët se do të nisë procedurat për një tender, por vetë banorët druhen se kjo do ta vonojë edhe më tej zgjidhjen e problemit të tyre, që ata e konsiderojnë urgjent.

Të tjerë banorë jashtë kamerave shprehen se janë skeptikë, teksa dyshojnë tek tenderimi, i cili sipas tyre do të trefishojë kostot dhe paratë. Banorët e Lezhanit kërkojnë që procedurat të mos zvarriten dhe punimet për rindërtimin e urës të nisin sa më parë, në mënyrë që kjo zonë e izoluar të kthehet në normalitet.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›