E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështje personale

Ditën që Marco Fantini humbi të atin, nisi të vëzhgojë me kujdes shtëpinë e tij, studioi dhe preku të gjitha objektet e tij: fotografitë e vjetra, mobiliet, qilimat, artikujt misteriozë, pikturat, librat, rrobat etj. Ky moment ishte vendimmarrës sepse të gjitha këto kujtime ai i ktheu në art dhe ndërtoi ekspozitën Çështje personale e cila prej 2 qershorit prezantohet në galerinë The Promenade në Vlorë.

Marco Fantini (1965) jeton në Milano. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Arkitekturës në Venecia. Ka ekspozuar në vende të ndryshme, Europë, Amerikë etj.. Ndërsa në qytetin e Vlorës është prezantuar më parë me Muri i Berlinit. Ekspozita qëndron e hapur deri më 13 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›