E Diel, 1 Nëntor 2026

Toti: “Venger, pika më e fortë e Arsenalit”Sot do të luhen për Ligën e Kampioneve edhe, Inter-Mançester, Atletiko-Porto dhe Lion-Barcelona.

Françesko Toti dhe shokët e tij te Roma janë përgatitur të marrin rezultat pozitiv kundër Arsenalit në Ligën e Kampioneve. Kapiteni i verdhekuqve analizoi kundërshtarët tij menjëherë porsa mbërriti në Londër. “Arsenali ka shumë mungesa të rëndësishme”, - tha Toti. “Por, edhe neve do të na mungojnë disa lojtarë. Unë mendoj se pika reale e fuqishme e ‘Topçinjve’ është trajneri i tyre”.

Lion-Barcelona

Sot do të luhen për Ligën e Kampioneve edhe, Inter-Mançester,  Atletiko-Porto dhe Lion-Barcelona. Liderit e kampionatit spanjoll vijnë pas barazimit 2-2 me Real Betis dhe humbjes 2-1 të së shtunës së kaluar me Espanjolin. “Gjithmonë djeg kur humb, por dhoma e zhveshjes është në rregull dhe ne jemi më të vërtetë të motivuar për ndeshjet që do të vijnë”, - tha kapiteni i Barcelonës, Karles Pyjol.

LIGA E KAMPIONEVE
Faza e 1/8

24 shkurt 2009

Atletiko-Porto   
Lion-Barcelona   
Arsenal-Roma   
Inter-Manç.Jun.   

25 shkurt 2009
Villarreal-Panathinaikos
Real Madrid-Liverpul
Sporting-Bajern Munih
Çelsi-Juventus

Ndeshjet fillojnë në orën 20:45

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›