E Diel, 1 Nëntor 2026

Renova humb 1-0 me RadniçkinNdihmëstrajneri Bujar Islami u shpreh i kënaqur nga tempi i lojës, por jo edhe nga realizimi i cili ishte shumë i dobët. “Festim Ademi, Bozhjanov dhe Todorovski patën disa raste për gol, por në momentet vendimtare nu

Abdyl Salihu (Shkup) - Ekipi i Renovës në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, gjatë ditës së martë në Ohër ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore, tani kundër skuadrës serbe, Radniçki nga Nishi. “Gjipspunuesit” edhe pse ishin gjatë tërë ndeshjes ma të mirë se mysafirët, ata nuk arritën të fitojnë, pasi të njëjtit pësuan një gol të papritur në minutën e 30 të ndeshjes.

Ndihmëstrajneri Bujar Islami u shpreh i kënaqur nga tempi i lojës, por jo edhe nga realizimi i cili ishte shumë i dobët. “Festim Ademi, Bozhjanov dhe Todorovski patën disa raste për gol, por në momentet vendimtare nuk ishin të koncentruar. Unë së bashku me trajnerin Vllatko Kostov jemi të kënaqur me tempin e lojës, mirëpo ka edhe disa mungesa që në ditët e ardhshme do të mundohemi t’i mënjanojmë”,  - pohoi Islami.

Ndryshe, ekipi i Renovës do të vazhdoj me ndeshjet miqësore, duke luajtur të premten ndaj Rabotniçkit, ndërkohë të dielën do të luaj kundër Napredokut. Të dy ndeshjet do të zhvillohen në Ohër dhe do të jenë edhe takimet e fundit kontrolluese para stinorit pranveror që fillon më 1 mars.

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›