E Diel, 1 Nëntor 2026

Teuta kundër shefit të gjyqtarëveSa për statistikë në javën e 20-të u dhanë katër kartonë të kuq, ndërsa numri i tyre në total arriti në 49. Ai i kartonëve të verdhë në javën e 20-të ishte 20, ndërsa në total ka shkuar në 497.

Dy kartonë të kuq rresht, një karton në barazimin 1-1 kundër Flamurtarit (Kotja në të 55’, dhe një i tjetër në barazimin 1-1 kundër Lushnjës (Vashaku në të 24’), e kanë shqetësuar presidentin e Teutës, Edmond Hasanbelliu, i cili ka fajësuar direkt jo gjyqtarët, por shefin e tyre Plarent Kotherja.

“Ai është përgjegjësi kryesor në padrejtësitë që po i bëhen ekipit tonë, gati pothuajse në çdo takim. Ky zotëri më shumë i kushton rëndësi impenjimeve të tij në punën tjetër te ‘Birra Tirana’, sesa nivelit të arbitrimit në kampionatin tonë. Është skandaloze ajo që po i bëhet skuadrës sonë këtë sezon”, - citohet Hasanbelliu nga e përditshmja “Sport Ekspres”.

Sa për statistikë në javën e 20-të u dhanë katër kartonë të kuq, ndërsa numri i tyre në total arriti në 49. Ai i kartonëve të verdhë në javën e 20-të ishte 20, ndërsa në total ka shkuar në 497.

E Merkure, 18 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›