Udhëtim në botën e golit shqiptar240 gola të shënuar në 120 ndeshje të luajtura kanë një mesatare të pranueshme: 2.0 gola për ndeshje, ndërkohë që ekipet shtëpiake e kanë këtë tregues 146 gola të shënuar ose 1.22 gola për ndeshje ndërsa ato udh

Kur janë luajtur 60 për qind e ndeshjeve (120 të tilla nga 198 në total) të këtij sezoni të Kategorisë Superiore dhe duhen edhe dy javë nga përfundimi i fazës së dytë, që do të përcaktojë edhe numrat e skuadrave për fazën e tretë përmbyllëse të Kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit, ia vlen të hedhësh një sy statistikave për të parë edhe të “fshehtat” e kampionatit tonë maksimal, ku do të përcaktohet jo vetëm kampionia e Shqipërisë dhe skuadrat që bien një kategori më poshtë, por dhe ato skuadra që do të na nderojnë në kompeticionet ndërkombëtare të organizuara nga UEFA, si Liga e Kampionëve apo versioni i ri i Kupës UEFA, Liga e Europës.
“Skaneri” i Albania-sport.com është fokusuar tërësisht te golat, ato që i japin jo vetëm bukuri një ndeshje futbolli, por dhe përcaktojnë fituesit e humbësit, por dhe ata të ndarë në paqe.
“Bomberit”, pra goleadorët, ata që në të vërtetë me “superaftësitë” apo me “rastësitë” për të qenë në “në momentin e duhur në kohën e duhur” e që çmendin tifozët (që për fat të keq janë ende të pakët në stadiumet tona) zënë “pjesën e luanit” në të këndvështrim statistikor gjithëpërfshirës përsa i përket detajeve të golave.
Faktori “fusha ime” mbizotëron dukshëm në shënimin e golave, pasi ndjek një ritual të përjetshëm në futboll, ku skuadrat ndihen më “ngrohtë” në praninë e “ultrasve” të tyre.
240 gola të shënuar në 120 ndeshje të luajtura kanë një mesatare të pranueshme: 2.0 gola për ndeshje, ndërkohë që ekipet shtëpiake e kanë këtë tregues 146 gola të shënuar ose 1.22 gola për ndeshje ndërsa ato udhëtuese 94 gola ose 0.78 gola për ndeshje.
GOLAT NË TOTAL
Tirana, kryesuesja e kampionatit shqiptar të futbollit (39 pikë nga 60 të mundshmet, 65% të pikëve), është dhe skuadra që ka shënuar më shumë në 20 javët e para, 34 gola (1.7 gola për ndeshje) dhe natyrshëm që ka në gjirin e saj edhe lideri aktual të goleadorëve, Migen Memellin me 13 gola.
Vllaznia e vendit të dytë (38 pikë) është skuadra e dytë me sulmin më të mirë: 29 gola (1.45 gola për ndeshje), ndërkohë që kampionia në fuqi, Dinamo, ka realizuar 25 gola (1.25 gola për ndeshje). Çuditërisht Apolonia e vendit të 9-të (24 pikë) ka dhe sulmin e 4-t më të mirë në kampionat: 22 gola (1.1 gola për ndeshje).
Tre skuadrat më sulmin më të dobët janë natyrshëm dhe ekipet që renditen të fundit. Bylis ka shënuar 15 gola në 20 javë (0.75 gola për ndeshje), Partizani ka shënuar 14 gola (0.7 gola për ndeshje) dhe po aq Lushnja (14 gola).
GOLA NË SHTËPI
Tirana me 22 gola të realizuar në 10 ndeshje (2.2 gola për ndeshje) kryeson edhe këtë renditje specifike, e ndjekur nga Vllaznia e Dinamo, respektivisht me nga 17 gola (1.7 gola për ndeshje).
Apolonia shfaqet si ekipi i katërt më i mirë në shtëpi: 14 gola në 10 javë të luajtura në “Loni Papuçiu” (1.4 gola për ndeshje).
Sulmin më të dobët në shtëpi e ka Elbasani, vetëm 7 gola në 10 ndeshje (0.7 gola për ndeshje), i ndjekur nga Teuta me 8 gola e Partizani, Flamurtari e Besa me nga 9 gola.
GOLA JASHTË
Treshja e podiumit të “nderit” nis me Tiranën (12 gola, 1.2 gola për ndeshje), Vllazninë (12 gola) e Besën (11 gola).
Partizani me 5 gola, Bylis (5 gola) e Lushnja, 3 gola (0.3 gola për ndeshje) janë dhe tre skuadrat “flop” të Kategorisë Superiore.
“ÇUDIT˔ E STATISTIKAVE
Mund të duket e çuditshme, por Besa e Elbasani kanë “frikë” të shënojnë në stadiumet e tyre, ndërsa janë më të çliruar për të realizuar jashtë shtëpisë. 9 gola ka shënuar Besa (sulmi i 8-të më i mirë) në Kavajë; vetëm 7 gola Elbasani (sulmi më i dobët në 20 javët e para) në “Ruzhdi Bizhuta”.
Jashtë shtëpisë, Besa me 11 gola ka sulmin e tretë më të mirë, ndërsa Elbasani me 9 gola të realizuar renditet i katërti.
GOLEADORËT E EKIPEVE
Migen Memelli me 13 gola në 20 javë të zhvilluara (0.65 gola për ndeshje, pavarësisht se sulmuesi i Tiranës është aktivizuar në 17 takime, pra i bie 0.76 gola për ndeshje) është edhe golashënuesi më i mirë aktual i Superligës. Memelli ka shënuar 13 nga 34 golat e realizuar nga Tirana, ose 0.38 për qind të golave.
Duke i parë statistikat në prizmin e golashënuesit më të mirë për çdo ekip, tabloja është kjo: Vioresin Sinani (Vllaznia, 9 gola, nga 29 që ka shënuar Vllaznia), Sebino Plaku (Dinamo, 9/25), Rizvanolli (Shkumbini, 6/21), Mlladen Brkiç (Apolonia, 6/22), Endri Bakiu (Bylis, 6/15), Emiljano Vila (Teuta, 5/15), Bekim Kuli (Besa, 4/20), Mate Brajkoviç (Flamurtari, 4/15), Marius Ngjela (Partizani, 4/14), Orjand Abazaj (Elbasani, 3/16) dhe Dorian Bubeqi (Lushnja, 3/14).
Golat në total
1.Tirana 34
2.Vllaznia 29
3.Dinamo 25
4.Apolonia 22
5.Shkumbini 21
6.Besa 20
7.Elbasani 16
8.Teuta 15
9.Flamurtari 15
10.Bylis 15
11.Partizani 14
12.Lushnja 14
Golat brenda
1.Tirana 22
2.Vllaznia 17
3.Dinamo 17
4.Apolonia 14
5.Shkumbini 13
6.Lushnja 11
7.Bylis 10
8.Besa 9
9.Flamurtari 9
10.Partizani 9
11.Teuta 8
12.Elbasani 7
Golat jashtë
1.Tirana 12
2.Vllaznia 12
3.Besa 11
4.Elbasani 9
5.Dinamo 8
6.Shkumbini 8
7.Apolonia 8
8.Teuta 7
9.Flamurtari 6
10.Partizani 5
11.Bylis 5
12.Lushnja 3
GOLASHËNUESIT E EKIPEVE
Migen Memelli (Tirana) 13/34
Vioresin Sinani (Vllaznia) 9/29
Sebino Plaku (Dinamo) 9/25
Rizvanolli (Shkumbini) 6/21
Mlladen Brkiç (Apolonia) 6/22
Endri Bakiu (Bylis) 6/15
Emiljano Vila (Teuta) 5/15
Bekim Kuli (Besa) 4/20
Mate Brajkoviç (Flamurtari) 4/15
Marius Ngjela (Partizani) 4/14
Orjand Abazaj (Elbasani) 3/16
Dorian Bubeqi (Lushnja) 3/14
* 13/34
13 gola te shenuar nga lojtari
/34 gola te shenuar nga skuadra
STATISTIKAT E KAMPIONATIT
Ndeshje të luajtura: 120 (nga 198 në total)
Fitore brenda: 56 (46.67 %)
Fitore jashtë: 26 (21.67 %)
Barazime: 38 (31.67 %)
Totali golave të shënuar: 240 (mesatare 2.00 për ndeshje)
Gola skuadra vendase: 146 (mesatare 1.22 për ndeshje)
Gola skuadra udhëtuese: 94 (mesatare 0.78 për ndeshje)
E Merkure, 18 Shkurt 2009