E Diel, 1 Nëntor 2026

Renzo Bossi: Nuk kam qenë në Shqipëri, nuk flas shqip dhe distancohem nga ajo diplomë

Share

Djali i Umberto Bossi-t, Renzo, ka reaguar me anë të një deklarate për shtyp në lidhje me diplomën e tij. Distancohem plotësisht nga ajo diplomë universitare. Nuk kam qenë kurrë në Shqipëri, nuk flas shqip, nuk kam pretenduar kurrë ndonjë titull akademik dhe nuk jam në dijeni të atij dokumenti të vitit 2010, thuhet në deklaratën e tij, publikuar nga Ansa.

Ne jemi në vitin 2012 dhe unë kurrë nuk kam thënë se kam një diplomë, kjo të paktën duhet të jetë kuptimplotë për ju, vijon deklarata.

Bossi hedh dyshime në lidhje me dokumentin duke thënë se data e lindjes së tij është e gabuar. Nuk kam folur kurrë sepse unë besoj tek gjyqësori, por jam detyruar të bëj një sqarim publik për këtë fushatë sulmesh ndaj meje, thotë Bossi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›