E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA të zhgënjyera nga Serbia

Viktoria Nullwnd

Shtetet e Bashkuara thonë se janë të zhgënjyera me vendimin e Serbisë për të liruar dy të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e tre vëllezërve shqiptaro-amerikanë më 1999.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nullwnd, ka thënë se drejtësia mbi këtë rast mbetet prioritet i lartë në marrëdhëniet dypalëshe me Serbinë.

Dhoma për krime lufte e Gjykatës së Lartë në Beograd ka shfajësuar sërish Sreten  Popoviqin dhe Millosh  Stojanoviqin nga akuzat se kanë ndihmuar në vrasjen e vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, në Petrovo Sellë, në vitin 1999.

Rigjykimi është mbajtur pasi Gjykata e Apelit e Serbisë ka hedhur poshtë vendimin fillestar për lirim.

Tre viktimat kanë shkuar nga Nju Jorku në Kosovë gjatë luftës së vitit 1999. Trupat e tyre janë gjetur në varrezë masive më 2001.

Prokurorët kanë thënë se do të apelojnë vendimin e ri.

/Kosova net/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›