Fino Berishës: Hap kutitë, të shpëtosh

Tiranë, 18 mars, NOA Update Pse ky tmerr nga e vërteta, pse ky ankth nga e vërteta dhe pse kjo frikë nga hapja e kutive të 28 qershorit? Sepse vrasësi nuk do që të kthehet në vendin e krimit.
Me një deklaratë të tillë të sertë, deputeti socialist Bashkim Fino, i është drejtuar kryeministrit Berisha, duke i pohuar madje se nuk jemi larg përvojës komuniste, shëmbëlltyra e së cilës juve jeni.
Madje Fino e ka ashpërsuar aq shumë tonin, duke e lejuar veten ti thotë kryeministrit se në këto 20 vjet tranzicioni, ai është politikani që ngjall edhe urrejtjen e madhe kudo në Shqipëri dhe kjo është e keqja më e madhe e një vendi të kthyer në arenë përplasëse mes shqiptarëve.
Ne, njësoj si gjithë populli opozitar e dimë se jeni ju arsyeja që nuk hapen kutitë dhe jo Kushtetuta, i tha më pas ai Berishës, duke i shtuar hap kutitë që të shpëtosh nga kurthi ku ke rënë.
Në fund, socialisti Fino e mbylli fjalën e tij duke pohuar se deputetët e PS në fakt nuk kontestojnë rezultatin zgjedhor dhe as duan të marrin pushtetin, por duan që asnjë pushtet të mos ndërtohet mbi krimin elektoral.
n.e/NOA