Replikat/ “Kafka të çara dhe kockat e thyera”- Pas deklaratave në Parlament, Niko Peleshi: Berishës i hiqet fjala për gjatë gjithë seancën plenare
Pas deklaratave të Sali Berishës në Kuvend, i cili iu drejtua socialistëve duke i thënë se ‘meritoni gazin lotsjellës, kafka të çara dhe kocka të thyera’, Peleshi i hoqi fjalën për gjatë gjithë ditës së sotme.
“I hiqet fjala për gjithë ditën e sotme”, tha Peleshi.
Më pas ai i tha fjalën Agron Gjekmarkajt për procedurë, por ky i fundit tha se “nuk ka procedurë”.
Më pas Peleshi replikoi edhe me deputetin Tomor Alizoti: Zoti Alizoti ca të kuptoj, thirrje për dhunë nga foltorja e parlamentit, nuk lejohet.
Çfare tha Berisha?
“Të dashur qytetarë që ndiqni seancën. Java dhe ditët që kaluan Tirana pa barbaritë më të mëdha ndaj të rinjve shqiptarë. Barbari të papara gjatë asnjë pushtimi. Në rrugë u thyen kocka të rinjsh,. U çanë kafka, u përshtatën mjetet më të egra ndaj të rinjve. Këta parlamentatrë janë më kriminelë se ata që thyejnë kocka. Janë kriminelë dhe këta meritojnë gazin lotsjellës, plumbat e gomës, kafkat e çara, kockat e thyera. Jo të rinjtë.”