Reporterët pa Kufij reagojnë për sulmet ndaj së përditshmes së Prishtinës

Prishtinë, 14 Gusht NOA - Reporterët pa Kufij janë shprehur sot të shqetësuar rreth disa sulmeve që hakerët bënë dy ditë më parë në faqen e internetit të gazetës kosovare "Ekspres".
Sulmet e 11 gushtit bllokuan për disa orë aksesin në këtë faqe. Hakerët e identifikuan veten si mbrojtës të islamit, por duket se nuk i takojnë ndonjë grupi specifik, thuhet në një komunikatë për media të Reporterëve pa Kufij.
Ne i dënojmë këto sulme që shkelin parimet e shprehjes së lirë dhe mund të ngjallin tensione. Autocenzura dhe përpjekjet për të ndikuar në politikat editoriale janë pothuajse të rëndomta në Kosovë. I kërkojmë autoriteteve, që të ndërmarrin masa për garantimin e lirisë së mediave, thuhet në komunikatën e Reporterëve pa Kufij.
Express raportoi tre ditë më parë se uebsajti i saj ishte bërë objekt i sulmeve të hakerave, të cilët tha se veten e prezantojnë si mbrojtës të Islamit.
Ky është vetëm një mesazh për këtë gazetë antiislame, që nuk di të ndalur, duke përqeshur fenë e bukur Islame. Feja Islame meriton respekt. Greetings To All Muslims. Proud te be Muslim & Albanian (KosovaR), thuhet në mesazhin e hakerave anonimë të cituar nga Express.
Në disa prej faqeve te Express Online është paraqitur një flamur me shkronja arabe, ndërsa përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ndonjë grup i veçantë, sikur ndodh zakonisht në këto raste.
Këto sulme vijnë pas shkrimeve të gazetës Express për arrestimin e Hysen Sherifit, i akuzuar për terrorizëm në SHBA.
Gazeta ka botuar transkripte të bisedave dhe fotografi ekskluzive të siguruara nga Prokuroria e Karolinës Veriore, që dëshmojnë përfshirjen e grupit të dyshuar xhihadist në planifikimin e akteve terroriste. Grupi prej shtatë vetash, ku përfshihet edhe Hysen Sherifi nga Gjilani, sipas FBI-së, planifikonte sulme terroriste edhe në Kosovë.
/a.b/e.l/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")