Reporterët pa kufi kritikojnë BE-në
Krijimi i një autoriteti të ri mediatik me pushtet, për të sanksionuar të gjitha produktet mediatike të Hungarisë është shenja e fundit e një tendence që ka përfshirë shumë vende brenda Bashkimit Evropian. Ky është vlerësimi i organizatës “Reporterët pa kufij” me bazë në Paris. “Është një problem gjithnjë e në rritje në Evropë në këtë moment. Nuk ka asnjë vend anëtar të organizatës që të jetë duke ecur në drejtimin e duhur për sa i përket lirisë së shtypit”, ka deklaruar Olivier Basille shefi i organizatës në një intervistë të fundit. Sipas tij, që nga sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara në drejtim të lirisë së medieve janë bërë hapa prapa. Të martën, Parlamenti hungarez aprovoi një ligj shumë të diskutueshëm mediatik, që sipas kritikëve të tij do të shtrëngojë dhe kufizojë shumë lirinë e medies në Hungari, vend ky i cili do të marrë edhe drejtimin e Bashkimit Evropian në janar. Ligji do të krijojë një autoritet mediatik, i quajtur NMHH, me pushtet për të vënë gjoba ndaj grupeve mediatike, veprimtaria e të cilëve do të gjykohen e pa-balancuar apo në kundërshtim me dinjitetin njerëzor.