SHBA biznes ne vendet e listes se zeze

Gazeta amerikane "New York Times" raporton se Departamenti i Thesarit ka bërë 10 mijë përjashtime për kompanitë amerikane gjatë dhjetë viteve të fundit duke i lejuar firmat amerikane të bëjnë biznes me vende mbi të cilat rëndojnë sanksionet e SHBA-ve. Në mesin e ketyre vendeve janë edhe Irani e disa shtete të tjera që Uashingtoni i cilëson si mbështetës të terrorizmit.
Gazeta shkruan se kompani si “Pepsi” apo “Kraft Food” si dhe banka të mëdha amerikane kanë përfituar nga përjashtimet. Shumica e liçensave janë dhënë nën vlerësimin se lejohet tregtia e mallrave humanitare. Në mesin e produkteve të tregtuara përfshihen dhe cigare apo çamçakiza.