E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika Serbe në mbështetje të serbëve të veriut

Kryetari i Republikës Serbe të Bosnjës, Millorad Dodik, ka thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe se do t`i mbështesë të gjitha aktivitetet e serbëve që luftojnë për të drejtat e tyre. Dodik tha për gazetarët se “lufta e serbëve të Kosovës për të drejta politike, është absolutisht e drejtë” dhe se “ata duhet të respektohen nga të gjithë, përfshirë komunitetin ndërkombëtar dhe shqiptarët”.

“Republika Serbe nuk ka lejuar që Bosnja dhe Hercegovina të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse procedura e krijimit të Kosovës është motivuar me dhunën e komunitetit ndërkombëtar dhe me dëshirën për t`i përulur serbët. Ne do të vazhdojmë me këtë qëndrim”, ka thënë Dodik.

Kosova ka shpallur pavarësinë e saj më 17 shkurt të vitit 2008 dhe deri më tani është njohur nga 87 shtete. Haiti është vendi i fundit që ka pranuar shtetësinë kosovare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›