E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti në Durrës, vdes në spital efektivi i policisë

Ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit efektivi i policisë i cili u aksidentua mbrëmë me makinë. Efektivi i policisë së qarkut të Korçës Ilir Çakorri 30 vjeç ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spital pas plagëve të rënda që kishte marrë si pasojë e aksidentit. 

Edhe pas ndërhyrjeve të menjëhershme të mjekëve 30-vjeçari nuk ka mundur dot të jetojë ndërsa drejtuesi i automjetit me të cilin ai udhëtonte ndodhet në spital ku po merr ndihmën mjekësore.

Ngjarja e rëndë u shënuar mbrëmjen e djeshme në Durrës ku automjeti me të cilin udhëtonte efektivi i policisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën.

Ndërkohë dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe me të cilin po udhëtonte automjeti ndërsa po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›