E Diel, 1 Nëntor 2026

Liberalizimi i vizave për Kosovën, procesi do të zgjasë

Liberalizimi i vizave për Kosovën do të jetë një proces që do të zgjas për Kosovën, bëjnë të ditur burime pranë Komisionit Evropian për agjencinë e lajmeve INA.

Një diplomate e KE-së ka theksuar se liberalizimi i plotë dhe heqja e vizave për Kosovën do të mund të ndodhë pas 3 deri ose 5 vitësh, gjatë periudhës së ardhshme.

"Ky proces do të jetë i vështirë, pasi që kërkohet implementimi i kritereve të kërkuara, mirëpo në anën tjetër mund të jenë problematike zhvillimet e fundit në planin e jostabilitetit. Në aspektin tjetër është edhe mungesa e unitetit të plotë brenda BE, pasi që disa vende anëtare akoma nuk e kanë njohur Kosovën", ka theksuar për INA, një zyrtare e KE-së.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të plotësojë kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, për të përfituar me kohë këtë procesi, pasi që Republika e Kosovës është vendi i vetëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor që nuk ka përfituar liberalizimin e vizave.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë i Kosovës, Hajredin Kuçi ka vlerësuar kohë më parë se Qeveria po punon seriozisht që të përmbushë të gjitha kushtet që BE-ja i parashtron në këtë proces. Qeveria e Kosovës shpreson se ky proces nuk do të ketë zgjatje dhe do të jetë me vendime afatshkurtëra për Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›