E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isa Mustafa kandidat per kreun e LDK

PRISHTINE-Diten kur do te mbahet Kuvendi zgjedhor i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa do te jete kandidat per kryetar te kesaj partie. Ai nuk do ta paraqese vete kandidaturen por do ta propozoje nje nga deget e Prishtines per kryetar.
Burime te aferta me kryetarin e Prishtines i kane te thene Kohes Ditore se Mustafa nuk do ta beje publike kandidaturen deri ne diten e mbajtjes se kuvendit zgjedhor. Ky burim ka thene se Mustafa eshte duke hartuar planin qeverises se vendit te cilin do te paraqese ne kuvendin zgjedhor.

Ky burim qe ka kerkuar te mbetet anonim ka thene se vendimin e tij per te kandiduar ia ka thene kryetarit aktual te partise Fatmir Sejdiu te cilit i ka propozuar po ashtu te terhiqet nga gara.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›