E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuci Kosova ne krize te thelle institucionale

PRISHTINE-Kosova eshte ne krize te thelle institucionale me tendenca te hyrjes ne krize financiare vitin e ardhshem por jo si pasoje e veprimeve te Qeverise Thaci apo te PDK-se ka thene dje zevendeskryeministri Hajredin Kuci.

Ne nje interviste per Kohen Ditore ai ka pranuar se aktualisht Qeveria eshte duke luftuar per mbijetese keshtu qe legjitimiteti i saj me cdo kusht duhet te rishqyrtohet nga Kuvendi i Kosoves. Ai nuk e ka pare te udhes qe kryeministri Thaci te kerkoje votebesimin e Qeverise por nuk ka pranuar te tregoje se kush do ta inicioje kete mocion ne Kuvend. Per te kete pune eshte dashur ta kryeje LDK-ja pasi kesaj partie si ka pelqyer kjo Qeveri.

Kuci eshte shprehur i sigurt se Strategjia per privatizimin e PTK-se nuk ka qene shkak per prishjen e koalicionit. Per te qene me bindes ai ka pranuar qe kjo strategji te shtyhet per dy vjet me kusht qe LDK-ja te kthehet ne qeverisje. Numri dy i ekzekutivit ka pranuar se faktori nderkombetar eshte i interesuar qe zgjedhjet e parakohshme te jene sa me cilesore por ka mohuar qe te jete vene ndonje kusht nga ana e tyre.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›