E Diel, 1 Nëntor 2026

Republika e bananes!

Vazhdimisht mendojmë se jemi në të drejtë dhe se qëllimet tona janë të pastra dhe të orientuara mirë. Në fakt, ne mohojmë vlerat të cilat na sigurojnë një vend të rëndësishëm në spektrin e gjërë të vendeve simotra. Ato kërkojnë kyçjen tonë duke na ofruar " ledhati ", por vrazhdësia dhe interesi jonë i përjetshëm nuk favorizon një mendim të këtillë.

Pakuptimësia e draftit të fatit tonë po na serohet si një iterenar në mesin e dhjetra deleve të bardha. Por ne nuk jemi dele e zezë në mesin e asaj bucete, thjeshtë na imponohet një rrol i këtillë. Derisa fatin na thyen si Murin e Berlinit dhe na copëtuan në pjesëza, ne flinim dhe heshtnim para Katastrofës , para këtij uragani vdekjeprurës. E dikur popujt e vegjël ngriteshin mbi fatin e Katastrofave të popujve të mëdhenjë, sot me plot krenari heshtim këtë pjesë të historisë. Thuhet se peshku i madh e ha peshkun e vogël jo gjithmonë kanë të drejtë, peshku i vogël me një sfidë si peshku i madh , aftëson politikat e veta shpëtuese dhe ndërton strategji që vet dhe pa ndihmë të përballet me realitetin . Realiteti nuk është asgjë përpos një e kundërt e ëndërrës së bukur dhe të lezetshme. Jetëgjatësia e cdo Katastrofe është thjeshtë një iluzion e tragjedisë e shprehur përmes artit komik.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm Kosova më në fund kërkon të frymoj si zoti i vetvetes pa thumbim të fatit dhe përbuzje të klimës shoqërore në vendin e sakrificave. U deshtë të organizohen dy luftëra botërore , " tre " ballkanike dhe disa lufta të ftofta ekonomike që të flitet për fatin e Kosovës. Prap padronët e politikës globale nuk dëshirojnë që të prishin harmoninë e vjetër në një epokë të re . Në fakt , ato qendisin politika të tilla që i shkon për shtati rrugës së tyre e cila është e hapur si një dendësi në gjithësi . Për Ujkun e Epirit cdo segment kthehet në interes dhe dyluftim vlerash. Edhe pse për të është me rëndësi që ta mbaj nën kontroll gjendjen reale ai prap lëshon pe në caste me qëllim që të turbulloj gjendjen politike dhe ekonomike në rajon . Cdo turbullencë në rajon rritë saldon pozitive në thesaret e Ujkut të Epirit . Ujku i Epirit edhe pse i uritur ka filluar të përtëritet dhe të abstrahoj ndjenjat e një intelekti ..
Gjatë kohës së lulëzimit , Kosova ishte e mbushur me institute shkencore , me novator , shkencëtar e politikan , njerëz që udhëheqnin me Perandorinë e shtrirë në tre kontinente . Kjo fazë identifikohej me : bollëk , ngritje të vetëdijes , civilizim , art , kulturë , ekonomi të zhvilluar e diplomaci të suksesshme . Vetëdija e popullsisë ishte aq e lartë saqë nëse krahasojmë Europën e shekullit XXI me Kosovën e shekullit XVI do të vinim në një balancim .
Viti 1919 ishte kob i zi i këtij civilizimi dhe ngecje e zhvillimit ekonomik . Hordhitë e botës së re filluan ta shkatërrojnë " Parajsën e Tokës . " Si duket nuk u konvenonte një koncept i tillë oriental në rruzullin tokësor . Duke menduar se gjenden më lartë se engjëjt ato shkatërronin biblioteka të tëra dhe fondamentin e shoqërisë femrën , komplet e evoluan në shtazë me dy këmbë . Ky evoluim edhe sot e kësaj dite po pengon zhvillimin e kombit tonë . Nëse në turp fshehet burrëria , atëherë ky koncept që në vitin 1919 ka dalur jashtë përdorimit . Vetëudhëheqësia e cila nuk është në spektrin e njerëzores realizon interesat e egos së vet . Krijohet një imazh i tillë në Kosovë se cdo gjë i përshtatet SEKSIT dhe se kjo e fundit sundon me mendjen . Mendja është organ më vital i shoqërisë dhe në bazë të kësaj rëndësie ne orientohemi drejtë perfeksionimit të saj . Perfeksionimi nuk mund të arrihet përmes sundimit , por thjeshtë përmes matjes së pulsit dekurziv në shoqëri . Kjo mund të realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes sonë në proceset reformuese në segmente të shoqërise .
Ekzistojnë dy lloje popujsh në botë , popuj me traditë shteti dhe pa traditë . Kosova pati fatin që një periudhë të gjatë të gjendet nën organizimin e një populli me traditë shteti sic është populli turk . Në realitet nga kjo traditë shqiptarët përfituan mjaft në aspektin politik , shkencor , menaxhues etj . Ato udhëheqnin me sektore dhe departamente të ndryshme , derisa arritnin të udhëheqnin me ministri dhe qeveri të ndryshme . Ja kjo i duhet popullit të Kosovës në këto caste vendimtare të saj.

Europianët jo që nuk i dhanë modelin e udhëheqjes dhe menaxhimit , por thjeshtë shtylla katërt është qeveri mbi qeveri . Nëse Ministria e Ekonomisë vendos që të shesë një pronë të veten në Kosovë për të mirën e gjithë shoqërisë kosovare shtylla katërt nuk e lejon një veprim të këtillë.

Përkundër të gjitha këtyre turbulencave dhe padrejtësive që i ndodhin popullit tonë ne duhet që të gëzohemi se ka filluar të bisedohet për statusin përfundimtar të Kosovës. Unë kam frikën time në lidhje me këtë zgjidhje në tre aspekte:
1.Komuna e Mitrovicës ,
2.Krijimi i komunave të reja serbe dhe
3. Lugina e Preshevës.
Edhe pse diskutohet se nuk do të ketë kompromise në lidhje me dy elementet e para të cekura , prap se prap do tolerojnë që Lugina e Preshevës edhe për shumë vite të kalojë në moszhvillim dhe stagnim të tërësishëm dhe izolim . Por , c`rregullimet që po ndodhin në partitë tona politike mu në momentet vendimtare të statusit të Kosovës thjeshtë janë vetëmse një dobi dhe plus i madh për të mirën e politikave radikaliste serbe në Ballkan . Mund të ndodh që do të çuditemi edhe me dy elementet e para të cekura , dhe të lëshojnë pe shqiptarët edhe për copëtimin e ri të rradhës . Unë jam për pavarsinë e Kosovës , por nuk jam për Republikën e Bananes . Një ditë do të vijë një MAJMUN I URITUR dhe do ta shijoj këtë republikë në barkun e vet . Ndoshta do të kemi kufij oficial dhe sovranitet në letër , por prap do të mbetemi Republika e Bananes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›