E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet apel per zgjidhjen e krizes

Republikanet i bejne thirrje PS-se e PD-se te bashkepunojne per te zgjidhur ceshtje te rendesishme sic eshte ajo e pronave gjykata administrative dhe reforma elektorale. Nenkryetari Alibali tha se keto jane prioritete pas liberalizimit te vizave.

PR kerkon qe te gjitha forcat politike parlamentare te angazhohen maksimalisht per miratimin sa me te shpejte te ligjit per Gjykaten Adminsitrative per realizimin e reformes zgjedhore nepermjet rishikimit te Kodit Zgjedhor transparences dhe rritjes se standardeve ne kuader te kerkesave te institucioneve europiane zgjidhjes perfundimtare dhe te shpejte te ceshtjes se pronave thellimin e metejshem te luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit nepermjet koordinimit dhe bashkepunimit me te mire te te gjithe institucioneve te shtetit si dhe inkurajimit te biznesit ne kuader te konsolidimit dhe te forcimit te metejshem te situates ekonomike pozitive ne vend deklaroi Neritan Alibali nenkryetar i PR.

Bledian Koka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›