E Diel, 1 Nëntor 2026

Ilir Meta Mbeshtes heqjen e imunitetit

Propozimi i presidentit Topi per heqjen e imunitetit te zyrtareve te perfolur per korrupsion nuk e ka lene indiferent kreun e LSI-se Ilir Meta. Ai ka mbeshtetur kete iniciative por nuk ka ngurruar te rreshtohet ne mbrojtje te ministres Majlinda Bregu.

Mendoj se zonja Bregu ka bere nje pune mjaft te rendesishme si ministre e Integrimit Europian e ne vecanti lidhur me koordinimin e nje procesi madhor sikurse ka qene ai i pergjigjeve te pyetesorit te KE nje proces i perfunduar me shume sukses dhe ministra e zonjes Bregu ka patur nje rol kyc. Une i ftoj te gjithe politikanet te heqin dore nga histori te tilla. Duhet ti japim fund kesaj histerie me kuneter me kunata me baxhanake dhe me vellezer tha Ilir Meta minister i Ekonomise.

Meta ka zbardhur edhe biseden e fundit me ish liderin socialist Fatos Nano per te cilen tha se natyrisht qe une kam patur nje komunikim me zotin Nano dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe ne nje dite te rendesishme sic ishte ajo e votimit te djeshem nga Parlamenti Europian per heqjen e vizave per Shqiperine.

Deklaratat Meta i beri pas nje takimi me kryeministrin e federates se Bosnje Hercegovines Mustafa Mujezinovic ku u fol per zhvillim ekomonike kryesisht ne fushen e turizmit.
Nje dite me pare Meta ka marre nje leter nga sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton. Ne letren e saj zonja Klinton shpreh vleresim per bashkepunimin me z. Ilir Meta si MPJ dhe thekson se ka qene e nderuar qe ka punuar me z. Meta per forcimin e lidhjeve te shkelqyera midis Shqiperise dhe SHBA. Gjithashtu sekretarja amerikane e Shtetit shpreh besimin se do te bashkepunoje serish me z Ilir Meta tashme si minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.

Guina Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›