E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanet, kunder planit te Obames per ekonomine

Anetare te partise Republikane kane kercenuar se do te votojne kunder planit stimulues per ekonomine me vlere 800 miliard dollare te presidentit Obama.

Senatoret e larte republikane thane se nuk mund ta mbeshtesnin ligjin ne formen aktuale. Udheheqesi i pakices republikane, John Boehner tha se republikanet besonin se kishte nevoje per nje plan shpetimi qe do te ndihmonte familjet amerikane dhe bizneset e vogla dhe nje pakete shpetimi qe do te funksiononte.

Sipas tij, ne formen aktuale paketa stimuluese nuk do te funksiononte. Ish-kandidati republikan per presidencen amerikane, senatori John McCain, tha se duhet te beheshin ulje te tjera te taksave ne vend qe te rriteshin shpenzimet.

Kete jave, Dhoma e Perfaqesuesve do te votoje nje version te planit te hartuar nga udheheqesit demokrate dhe pa mbeshtetjen e republikaneve. Ne te njejten kohe, Senati do te filloje te hartoje nje tjeter version qe ka mundesi t'u jape republikaneve me shume nga ajo qe duan.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›