E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Republikanja Haley sfidon Trump, hyn në garën presidenciale të vitit 2024

Nikki Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ambasadore në Kombet e Bashkuara, ka njoftuar se do të jetë është kandidate për presidente e SHBA-së në vitin 2024.

“Tani nuk është koha për t’u përmbajtur. Tani është koha për një Amerikë të fortë dhe krenare,”- shkroi ajo në Twitter, duke e shoqëruar ketë edhe me një video të fushatës.

Ajo është kandidatja e dytë republikane që kandidon, pasi ish-shefit të saj, Donald Trump, i cili deklaroi kandidimin e tij në nëntor. Zonja Haley është e treta indiano- amerikane që kërkon të jetë presidente.

Në vitin 2021 ajo tha se nuk do ta sfidonte Trump për në Shtëpinë e Bardhë, por ndryshoi mendje muajt e fundit, duke përmendur nevojën për “ndryshim brezash”.

Republikanë të tjerë, që pritet të nisin fushatën për t’u përzgjedhur nga partia e tyre si kandidat për president, përfshijnë guvernatorin e Floridës Ron DeSantis dhe ish-zëvendëspresidentin Mike Pence.

Haley ka kritikuar më parë sjelljen e Trump, deri edhe sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit në SHBA, nga mbështetësit e tij. Një ditë pas trazirave, ajo, në një fjalim, tha se “veprimet e tij, që nga dita e zgjedhjeve, do të gjykohen ashpër nga historia”.

Shumica e sondazheve të mëparshme tregojnë se Trump ka një epërsi të dukshme në Karolinën e Jugut, zgjedhjet e së cilës ai i fitoi në rrugën e tij drejt presidencës në 2016, një tregues i betejës së vështirë që ish-ambasadorja do të ketë.

Një sondazh i kohëve të fundit nga firma e sondazheve Trafalgar Group, që përfshin kandidatët aktualë dhe të mundshëm, Trump renditet në vendin e parë me 43%, Haley në të katërtin me 12%.

Indiano-amerikanë të tjerë për të kandiduar para saj ishin Guvernatori i Luizianës, Bobby Jindal, oferta e të cilit në vitin 2015 nuk mori tërheqje të konsiderueshme dhe zëvendës- presidentja aktuale, Kamala Harris, e cila kërkoi nominimin në vitin 2020. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›