Kosova i kerkon OKB-se Mos lejoni perpjekjet e Serbise
Kosova ka kërkuar nga OKB të mos lejojë asnjë përpjekje që sfidon rendin ligjor në Kosovë. Në fjalën e tij në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit, Ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj tha se qeveria në prishtinë do të vazhdojë të sigurojë zbatimin e ligjit në mbarë Kosovën.
Hoxhaj theksoi se ndarja e kosovës është e papranueshme dhe i kërkoi serbisë të ndalë financimin e strukturave paralele në veri të vendit. Më parë, ministri i jashtëm serb Vuk Jeremic kërkoi që OKB të dënonte ndërhyrjen e qeverisë së kosovës në veri dhe se sipas tij, prishtina zyrtare duhet të merrte leje te EULEX për çdo veprim të sajin.
Duke iu përgjigjur kësaj deklarate, ministri Hoxhaj tha se qeveria do të bashkëpunojë me të gjitha institucionet, por theksoi se nuk do të lejojë cenim të rendit dhe ligjit në Kosovë. Më herët, diplomati afgan Farid Zarif, shefi i ri misionit te UNMIK-ut në Kosovë, gjatë fjalës së tij hapëse bëri thirrje për dialog mes palëve, duke nënvizuar se ato duhet të vazhdojnë të flasin për bashkëjetesën.