E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje bore dhe ulje temperaturash ne Kosove

Në Kosovë kanë nisur reshjet e borës të shoqëruar edhe me ulje te temperaturave. Drejtori i Institutit Hidrometerologjik ne Kosove Syle Tahir Sylaj tha se te enjten dhe te premten, temperaturat do te ulen deri ne minus nente grade celcius ndersa ato maksimalet arrijne deri ne 4 grade.

Ditet ne vijim do te shoqerohen edhe me reshje te paqendrueshme bore. Temperaturat e sotme jane – 3 deri ne – 0.5 grade grade ndersa ato maksimalet do te arrijne ne 5 grade.

Ndonëse që në orët e para të mëngjesit Kosova është mbuluar nga dëbora, policia raporton se të gjitha rrugët kryesore janë të hapura. Sipas policisë deri në mesditë nuk janë raportuar incidente si pasojë e motit të ftohtë apo ngricave eventuale.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›