Drita Pelingu, një 85-vjetor në skenë
Teatri Kombëtar, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, organizon sot një ceremoni të veçantë për të festuar 85-vjetorin e lindjes së aktores, Drita Pelingu. Në festën e organizuar për të janë të ftuar shumë artistë dhe personalitete shqiptare. Drita Pelingu ka filluar punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar janë: “Rrëshqitja”, “Arturo Ui”, “I çuditshmi”, “Zonja e Bujtinës”, “Gratë gazmore të Uindsorit” etj. Por ajo ka interpretuar edhe në kinematografi, ku u shfaq për herë të parë me një rol episodik tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, “Vajzat me kordele të kuqe” etj. Për herë të fundit në skenën e Teatrit Kombëtar, ajo u ngjit në dramën “Shtrigat e Salemit” në rolin e Rebekës, një rikthim që për të kishte qenë si një ringjallje në skenën teatrore. Mban titullin “Artiste e Merituar” si dhe “Mjeshtre e Madhe e Punës”, akorduar nga Presidenti i Republikës.