Reshje dëbore në Kukës

Temperaturat janë rreth 4 gradë nën zero, ndërsa pritet të ketë sërish ulje të tyre.
Ndërkohë, në akset kryesore rrugore, veçanërisht në segmentin e autostradës Morinë-Kukës-Tunel, për të parandaluar aksidentet e mundshme në rrugë, janë shtuar postblloqet e policisë.
"Edhe pse reshjet e dëborës janë me intensitet të lartë, situata është normale dhe nuk ka bllokime në akset rrugore rurale, ndërsa erërat e forta dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë vështirësi në lëvizjen e mjeteve", thotë përgjegjësi i zyrës së Emergjencave Civile në prefekturën e Kukësit, Azem Tema.
Ndërkohë që për të minimizuar rrezikun nga shtresat e akullit të krijuara nga temperaturat e ulëta, si dhe për të lehtësuar lëvizjen e mjeteve, në akset kryesore vazhdon të hidhet skorje e kripë. Aktualisht në qarkun e Kukësit vazhdon të mbetet e bllokuar komuna e Arrnit dhe disa fshatra të thella në Kukës e Tropojë. /Start/
2012-03-12 10:10