E Martë, 3 Nëntor 2026

Reshje dëbore në akset Boboshticë-Dardhë dhe Bogë-Theth

TIRANË, 17 mars/ATSH/ Në Boboshticë-Dardhë dhe në Bogë-Theth kanë filluar reshjet e dëborës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar solli në rrjetet sociale pamje nga rrugët ku bie dëborë dhe ku ka nisur pastrimi.

Sipas ARRSH-së, grupet e punës me mjetet borëpastruese kanë bërë pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat pasi sipas parashikimit të motit, gjatë natës së sotme pritet një ulje e ndjeshme e temperaturës në të gjithë vendin.

ARRSH u bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prani dëbore. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›