E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive, ja parashikimi i motit për këtë javë

Për këtë javë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme por në ditët e fundit të javës dhe sidomos gjatë fundjavës së ardhshme pritet një përmirësim por që zgjat jo shumë.

Në këtë mënyrë për ditën e sotme vendi ynë parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura të cilat në zonën e jugut dhe pjesërisht qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Po ashtu edhe për ditën e Martë dhe deri ditën e Enjte moti parashikohet me vranësira deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Për ditën e Premte moti parashikohet kryesisht i kthjellët por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore do të jenë hera-herës deri të dendura. Në zonën e juglindjes parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe shtrëngata afatshkurtra.

Vlen për tu theksuar se gradualisht duke nisur nga dita e Premte dhe kryesisht fundjava e ardhshme nis edhe rritja graduale e temperaturave të cilat pritet të prekin vlerat 28-29 grad celcius.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›