E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekustrohen 33 kg drogë, në pranga 21 vjecari

Policia e Korcës në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafa e Qarrit’, duke kapur në flagrance me 33 kg kanabis sativa, një 21 vjecar nga Lazarati. 

KORCE- Sekuestrohen rreth 33 kilogram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në Korcë, ndërsa është vënë në pranga një 21 vjecar nga Lazarati.
Policia e këtij qyteti në bashkëpunim me atë të Gjirokastrës kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafa e Qarrit’, duke kapur në flagrancë Belul Toton.

21-vjecari u kap mbrëmjen e djeshme teksa udhëtonte me makinën e tij me targë Gj 60 40 A drejt Kolonjës. Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën 2 canta sportive ku ishte fshehur droga e ndarë në 30 pako.
Sipas burimeve nga policia sasia e drogës në total ishte rreth 33 kilogram, ndërsa dyshohet se destinacioni i transportit ishte shteti fqinj Greqia.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›