Diegia e mbeturinave mbulon me tym Sarandën
Zjarri ka nisur në orët e para të mëngjesit në vendin e grumbullimit të mbeturinave në Vromero dhe ka vazhduar dhe në orët në vijim, ndërsa tymi i shkaktuar prej tij ka mbuluar të gjithë qytetin bregdetar
SARANDE-Djegia e mbeturinave ka shkaktuar re të mëdha tymi në qytetin e Sarandës. Zjarri ka nisur në orët e para të mëngjesit në vendin e grumbullimit të mbeturinave në Vromero dhe ka vazhduar dhe në orët në vijim, ndërsa tymi i shkaktuar prej tij ka mbuluar të gjithë qytetin bregdetar.
Pas alarmit nga banorët, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset të cilat kanë ndërhyrë për të shmangur përhapjen e shpejtë të flakëve në drejtim të shkurreve apo banesave që ndodhen jo shumë larg prej vendit të grumbullimit të mbeturinave.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit apo autori, por mendohet se kanë qënë banorët të cilët kanë tentuar të djegin mbeturinat e shumta të grumbulluara aty.
(d.b/News24/BalkanWeb)