E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu por dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti këtë fundjavë

Reshje shiu por dhe rritje temperaturash, si do të jetë moti

Moti për këtë fundjavë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atrmosferike.

Për ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Gjithashtu për ditën e shtunë pritet edhe rritje temperaturash kjo dhe për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Ndërkohë, duke filluar nga dita e diel por edhe për javën e ardhshme vendi do të ndikohet përsëri nga kushte të paqëndrueshme.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë shtim vranësirash deri të dendura.

Vranësirat do të shoqërohet me reshje shiu me intenistet të ulët ndëersa në relievet kodrinore – malore reshjet e shiut në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Në momentin e rrebesheve dhe shtrëngatave parashikohen edhe shkarkesa të forta elektrike dhe lokalisht breshër.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›