Rusia i ndalon hyrjen në vend ish-presidentit Barack Obama
Ministria e Jashtme e Rusisë ka njoftuar se ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama është në mesin e 500 qytetarëve amerikanë që do t’u ndalohet hyrja në territorin rus, si kundërpërgjigje ndaj raundit të fundit të sanksioneve të shpallura nga Uashingtoni.
Gjithashtu Ministria bëri të ditur të premten se Rusia kishte refuzuar kërkesën e fundit të SHBA për qasje konsullore, ndaj gazetarit të arrestuar të Ëall Street Journal Evan Gershkovich, i cili u arrestua në mars me dyshimin për spiunazh.
Kjo lëvizje u shkaktua nga refuzimi i SHBA-së muajin e kaluar për t’i dhënë viza medieve që udhëtonin me ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov, në Kombet e Bashkuara, thuhet në një deklaratë.
“Uashingtoni duhet të kishte mësuar shumë kohë më parë se asnjë sulm i vetëm armiqësor ndaj Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
